Molliqaj: Nuk bëjmë koalicion me PDK’në pa e parë njëherë në opozitë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, të paktën pa shkuar kjo e fundit njëherë në opozitë. “PSD nuk bënë koalicion me PDK-në pa shkuar njëherë në opozitë. Kur te ktheheni prej opozitës atëherë mund të flasim. Arsyeja e […]
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, të paktën pa shkuar kjo e fundit njëherë në opozitë.
“PSD nuk bënë koalicion me PDK-në pa shkuar njëherë në opozitë. Kur te ktheheni prej opozitës atëherë mund të flasim. Arsyeja e vetme është që PDK prej vitit 2008 udhëheqë me shtetin dhe është bërë shumë keqqeverisje”, ka thënë Molliqaj duke iu drejtuar Memli Krasniqit të PDK-së.
Po ashtu, deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka replikuar ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar shkarkimin e Aida Dërgutin nga posti i nënkryetares.
Ai ka thënë se kjo është një betejë politike e Vetëvendosjes. Molliqaj tha se edhe gjatë ndarjes me VV’në kanë kërkuar që këtë ta bëjnë një marrëveshje dhe të ndahen në mënyrë ‘paqësore’ por VV nuk ka pranuar.
Politikisht besoj se do të ishte ma e ndershme, ma e drejtë, që shumë çështje që kanë qenë problem të një subjekti siç është Vetëvendosje, të trajtohen bashkërisht. Ne kemi pasë një praktikë të tillë, një deputet sic është Iliri. Ne kemi kërkuar gjatë ndarjes, ta ndjekim një praktikë të tillë.
“Na është thënë se nuk do të ketë ndarje paqësorë, në kuptimin e marrëveshjes. Ose nuk e marrin vesh, ose edhe ju intereson, ka një dallim substancial mes asaj që thuhet dhe asaj Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Vetëvendosjes i ka taku e drejta e propozimit si grupi më i madh parlamentar, Nëse Kuvendi e rrëzon kryeministrin, ai kryeministër nuk është më. Nëse nuk e rrëzon kryeministrin, ai vazhdon me qenë kryeministër. E njëjta vlen edhe për postin e kryetarit”, ka thënë Molliqaj.
“Glauku tha më e rëndësishme statusi e rregullorja se sa konsensusi. Edhe nap o I bëjmë thirrje VV’së le ta respekton VV rregulloren dhe Kushtetutën. Nëse Kuvendi shkarkon Aida Dërgutin, ne pajtohemi”, ka thënë Molliqaj.












