Molliqaj: Mora zotimin e Qeverisë për implementimin e rezolutës për heqjen e roaming-ut

Deputeti i Partisë Socialdemkorate, Dardan Molliqaj është takuar sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kryetari e ARKEP-it, Kreshnik Gashin me të cilët ka biseduar për heqjen e roamingut mes Kosovës e Shqipërisë. Molliqaj i cili e inicioi këtë rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ditëve në vijim do të vizitoj […]
Molliqaj i cili e inicioi këtë rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ditëve në vijim do të vizitoj Tiranën për të biseduar me zyrtarët e atjeshëm lidhur me realizimin e kësaj rezolute.
Në një postim në Facebook, Molliqaj ka shkruar se kjo cështje do të shtyhet përpara, në mënyrë që roamingu të hiqet sa më parë.
Më poshtë postimi i plotë i Molliqajt:
Sot pata takim me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka si dhe me kryetarin e ARKEP-it, z. Kreshnik Gashi, ku biseduam për rezolutën e miratuar nga Kuvendi për heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Mora zotimin e Qeverisë, përkatësisht ministrit Lluka, që kjo çështje do të shtyhet përpara dhe shumë shpejt rezoluta do të realizohet dhe të hiqet roaming-u.
P.S.
Nesër dhe pasnesër një delegacion i Kuvendit të Kosovës do të kemi vizita zyrtare në Tiranë për të takuar zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar nga Kuvendi dhe Qeveria, për realizimin e rezolutave të miratuara së fundi në Kuven












