Molliqaj-Konjufcës: Po more unë jam edhe si Hashimi edhe si Kadria edhe si Ramushi edhe si Albini

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet në lidhje me shkarkimin e nënkryetarës, Aida Dërguti, kërkesë kjo e Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë temë u bë një debat i ashpër në mes të Glauk Konjufcës dhe Dardan Molliqajt. Pasi Konjufca i tha Dardan Molliqaj se po shfaqe traumat që ka pësuar nga një debat televiziv, ka reaguar […]
Në Kuvendin e Kosovës po debatohet në lidhje me shkarkimin e nënkryetarës, Aida Dërguti, kërkesë kjo e Lëvizjes Vetëvendosje.
Për këtë temë u bë një debat i ashpër në mes të Glauk Konjufcës dhe Dardan Molliqajt.
Pasi Konjufca i tha Dardan Molliqaj se po shfaqe traumat që ka pësuar nga një debat televiziv, ka reaguar ky i fundit, raporton Periskopi.
“Glauk, besoj që ka me na ra prap me shku në emisione. E kam pësu një traumë, është e vërtetë. Me njerin që e kam vlerësu më së shumti më ka zhgënjy se ka mashtru në emision dhe e din edhe shokët aty afër i ke marrë sms’at. Po ta pranoj e kam traumë, të vetmin emision publik e kom prej teje, prej njeriut që e kam respektu më së shumti që ka dinjitet. Një shok i ngushtë i yti ka thënë se ‘Glauku është i mirë por pa dinjitet’. Kjo është e vërteta që e ke kallxu në këtë betejë por është problem i yti”, ka thënë Molliqaj.
Konjufca ndër të tjera e krahasoj atë edhe me Hashim Thaçin, përgjigjen për të cilën ia kthej menjëherë Molliqaj.
“Po, more unë jam edhe si Hashimi, edhe si Kadria, edhe si Ramushi, edhe si Albini, here si njeri her si tjetri mos ta nin. Por unë nuk i shërbej askujt. A ti je bë shërbëtor Glauk e sa të mundesh jep shërbime”, u shpreh ai. /Periskopi












