Ministri turk: Njerëzit na besojnë edhe nëse ju themi se do ndërtojmë rrugë në hënë

Ministri turk: Njerëzit na besojnë edhe nëse ju themi se do ndërtojmë rrugë në hënë

  Duke folur gjatë nisjes së një anijeje për eksplorimin e naftës dhe gazit në Mesdhe të enjten, ministri turk i Energjisë Berat Albayrak vlerësoi besueshmërinë e elektoratit turk. Albayrak, i cili është gjithashtu dhëndër i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, fillimisht shpjegoi sukseset e qeverisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në aspektin e […]

 

Duke folur gjatë nisjes së një anijeje për eksplorimin e naftës dhe gazit në Mesdhe të enjten, ministri turk i Energjisë Berat Albayrak vlerësoi besueshmërinë e elektoratit turk.

Albayrak, i cili është gjithashtu dhëndër i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, fillimisht shpjegoi sukseset e qeverisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në aspektin e projekteve të ndërtimit.

“Disa njerëz flasin, të tjerë bëjnë. Si AKP në Turqi, ne kemi qenë gjithmonë në anën e atyre që bëjnë”, tha Albayrak.

“Një herë, kur flisnim me votuesit tanë, njëri prej tyre tha se ‘betohem, ne i besojmë AKP-së aq shumë sa, zoti Ministër, nëse presidenti del dhe thotë: “Do të ndërtoj një rrugë me katër korsi në hënë, betohem se ne do të besonim atë”, tha ministri turk.
Ministri shtoi se kjo është ajo që AKP ka arritur me punën dhe veprimet e saj.

Kolumnisti Levent Özeren ishte mes atyre në mediat sociale që iu përgjigjën deklaratës.
“Në qershor të vitit 2015, (deputeti i AKP), Burhan Kuzu tha ‘Le të themi se kemi vjedhur, votuesit e AKP nuk do ta besojnë atë’. Në qershor të vitit 2018, dhëndri Berat tha: “Nëse Erdogan thotë se do të ndërtojë një rrugë me katër korsi në hënë, votuesit e AKP do ta besojnë atë”, tha Özeren.

“Kjo do të thotë se për tre vjet, asgjë nuk ka ndryshuar për votuesit e AKP-së! Ata trajtohen si budallenj dhe nuk përgjigjen!”
Në Turqi po zhvillohet aktualisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 24 qershorit

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?