Ministri i PDK-së thotë se do t’ua marrë pasurinë politikanëve të korruptuar

Ministri i PDK-së thotë se do t’ua marrë pasurinë politikanëve të korruptuar

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ministri Abelard Tahiri ka shprehur bindjen se Projektligji për konfiskimin e pasurisë së personave të korruptuar do ta bëj vendin që të arrij progres, shkruan Periskopi. Por, Tahiri është pjesë e PDK-së, një partie me një skemë operimi qartësisht korruptive. Ky projektligjj mund të jetë vërtet […]

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ministri Abelard Tahiri ka shprehur bindjen se Projektligji për konfiskimin e pasurisë së personave të korruptuar do ta bëj vendin që të arrij progres, shkruan Periskopi.

Por, Tahiri është pjesë e PDK-së, një partie me një skemë operimi qartësisht korruptive. Ky projektligjj mund të jetë vërtet i mirë, siç shprehet Tahiri, por ajo që do të mungojë, si gjithnjë, është zbatueshmëria e tij. Edhe në Raportin e Progresit për vitin 2017, pika më problematike e Kosovës ishte zbatueshmëria e ligjeve të saj.

Për ministrin, ky projektligj do të godas direkt veprimtaritë kriminale, të cilat për ta janë pengesa reale e progresit të vendit. Por, deri më tash, Tahiri nuk ka bërë asgjë që të pastrojë gjyqësorin nga ndikimi i politikës, në veçanti i partisë së cilës i takon.

Ky është postimi i Tahirit në Facebook:

“Duke qenë i vetëdijshëm për peshën e madhe të përgjegjësisë të cilën e ushtroj, nuk mund të rrijë indiferentë përballë nevojës esenciale që të rishikojmë dhe avancojmë politikën ekzistuese të konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, në standarde krejtësisht të reja, më funksionale dhe më efikase. Sepse krahas ndryshimeve të bëra në Projekt-Kodin Penal të Republikës së Kosovës, është po aq e rëndësishme që të arrijmë përmirësimin e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative, përmes konfiskimit të pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale qoftë nga pozitat politike e publike të fituara nga korrupsioni, krimi i organizuar e keqpërdorimi i detyrës zyrtare e veprave të tjera, apo qoftë nga aktiviteti privat i biznesit të paligjshëm, pastrimit të parave, narkotikeve, trafikimit në format e tij, e shumë veprave tjera, paralelisht me vënien e tyre para drejtësisë dhe ndëshkimit nga forca e ligjit. Jam i bindur që ky Projektligj paraqet reformë të thellë në segmentin e konfiskimit të pasurisë të fituar me vepër të paligjshme dhe njëkohësisht është goditje direkte ndaj veprimtarive kriminale të cilat për kohë të gjatë janë pengesa reale për progresin e vendit. Këto ditë do t’i propozoj Qeverisë miratimin e Projektligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë dhe ky proces do të jetë kyç për vendosjen e konceptit më të avancuar të konfiskimit, zbatimi i të cilit do të zë vend përfundimisht në realitetin tonë”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?