Low pas eliminimit: Mirë e gjetëm, nuk merituam asgjë në këtë Kampionat Botëror (Foto)

Low pas eliminimit: Mirë e gjetëm, nuk merituam asgjë në këtë Kampionat Botëror (Foto)

Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës pas humbjes turpëruse nga Korea e Jugut Kampiona aktuale nuk tregoi formë të lartë në Kupën e Botës dhe si pasojë e kësaj u eliminua qysh në fazën e grupeve, shkruan Periskopi. Low tejet modest e ka pranuar që kombëtarja e tij nuk meritoi asgjë në këtë Kampionat […]

Kampiona aktuale nuk tregoi formë të lartë në Kupën e Botës dhe si pasojë e kësaj u eliminua qysh në fazën e grupeve, shkruan Periskopi.

Low tejet modest e ka pranuar që kombëtarja e tij nuk meritoi asgjë në këtë Kampionat Botëror.

“Për momentin është e vështirë të themi se pse jemi eliminuar, zhgënjimi është shumë i madh që jemi eliminuar,” ka thënë Low.

“Ne nuk merituam që të fitojmë sërish Kampionatin Botëror, ne nuk merituam që të kualifikohemi sërish në 1/8-ën e finales”.

“Ekipi jonë në këtë ndeshje kishte mungesë të lehtësisë në lojë dhe klasit që ne normalisht e shfaqim. Po ashtu edhe dinamika që çoi te rastet e golit nuk ishte si duhet, kështu që merituam eliminimin,”. /Periskopi/
Low: Nuk merituam të fitojmë Kupën e Botës, nuk merituam fazën tjetër

Të fundit
Të ngjashme