Lionel Messi zbulon se cila Kombëtare është favorite për ta fituar Kupën e Botës

Lionel Messi beson se Gjermania është Kombëtarja favorite për ta fituar Kupën e Botës Kupa e Botës do të fillojë më 14 qershor dhe do të mbahet në Rusi, shkruan Periskopi. Lionel Messi nuk e sheh favorite Argjentinën dhe potencon se gjasat më të mëdhë në këtë Kampionat Botëror i ka Gjermania që është edhe […]
Kupa e Botës do të fillojë më 14 qershor dhe do të mbahet në Rusi, shkruan Periskopi.
Lionel Messi nuk e sheh favorite Argjentinën dhe potencon se gjasat më të mëdhë në këtë Kampionat Botëror i ka Gjermania që është edhe fitoi për herë të fundit para katër viteve në Brazil.
“Të gjitha Kombëtaret e mëdha do ta nisin Kupën e Botës si favorit,” ka thënë Messi.
“Ëndrra ime është e njejta, të jem në finale dhe ta fitoj trofeun, por e di se do të jetë mjaftë e vështirë.
“Kampionët në fuqi, Gjermania do të përpiqen për ta fituar përsëri.
“Spanja ka një skuadër shumë të mirë që mund të shkojë larg. Brazili dhe Portugalia bënë mirë në kualifikimet, ashtu bëri edhe Franca.
“Ne të gjithë e dimë se sa sfiduese është të fitojmë një Kupë Bote, por ne të gjithë duam, Argjentina ka nevojë për të,”. /Periskopi/