Limaj thotë se Nisma do dialog me tema të qarta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me platformën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në një konferencë të thirrur për media. Ai tha se qëndrimi i Nismës është që në proceset tilla duhet të ketë besueshmëri në qasje dhe për këto tema beson që politika kosovare duhet të mos bëjë gabime. “Jemi […]
Ai tha se qëndrimi i Nismës është që në proceset tilla duhet të ketë besueshmëri në qasje dhe për këto tema beson që politika kosovare duhet të mos bëjë gabime.
“Jemi të interesuar për dialog me të gjithë fqinjët, por për një dialog me objektiva e parime e tema të qarta që reflektojnë dhe përmirësojnë gjendjen kështu që ne presim angazhim të akterëve politik, dhe këta katër të reflektojnë në perspektivë dhe t’iu japin besim”, tha Limaj.
Sipas tij partia që ai e udhëheqë do jetë urë lidhëse dhe faktor uniteti në mes faktorëve relevant që janë të përfshirë në dialog.
“Nisma do vazhdoj dhe do jemi faktori i unitetit dhe ndërtimit të konsensusit. Roli ynë është të jemi urë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes gjitha faktorëve relevant dhe të angazhohemi që mos të na përsëriten gabimet e të kaluarës që na kanë kushtuar”, tha ai.
Këto komente i pari i Nismës Socialdemokratike i bëri në një konferencë për media ku tha se më 24 qershor do të mbahet Kuvendi i kësaj partie dhe të gjithë anëtarët e rinj e që sipas tij janë të shumtë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e strukturave organizative.












