LDK: Po tentojnë të na përçajnë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas disa raportimeve se kjo parti mund ta mbështesë presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të dialogut me Serbinë. Madje sot në një konferencë për media, Hoti tha se nuk është e rëndësishme se kush e udhëheqë dialogun, por temat që do të diskutohen, transmeton Periskopi […]
Madje sot në një konferencë për media, Hoti tha se nuk është e rëndësishme se kush e udhëheqë dialogun, por temat që do të diskutohen, transmeton Periskopi
Por Hoti sërish ka reaguar në Facebook për këtë çështje, duke thënë se po tentojnë ta përçajnë LDK’në, duke shfrytëzuar platformën për dialog.
Sipas tij, LDK do të dalë unike.
‘Lufta speciale për përçarjen e LDK-së duke përdorur platformën për dialog do të dështojë.
Luftë e njëjtë zhvillohej edhe para disa muajsh, duke shfrytëzuar marrëveshjen e demarkacionit.
Atëherë dhe prapë tash, LDK-ja do të dalë unike dhe do të jetë gardiane e shtetit të Kosovës.
LDK po punon shumë për të hequr qafe këtë regjim që po dëmton interesat e shtetit çdo ditë dhe po zhvat pasurinë publike në të gjitha format.’, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kujtojmë që LDK bashkë me pjesën tjetër të opozitës, kishte kundërshtuar Thaçin si udhëheqës të dialogut, por tani duket sikur do ta pranojë./Periskopi/












