Ky është 17-vjeçari nga Drenasi që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën në fshatin Sankoc të Drenasit. Dyshohet se viktima ka qenë duke e drejtuar motoçikletën kur aksidentalisht ka humbur kontrolli mbi motoçikletë. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Gazeta Intro mëson se viktima është 17-vjeçari Patrik Isufi nga Sankoci. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit […]
Dyshohet se viktima ka qenë duke e drejtuar motoçikletën kur aksidentalisht ka humbur kontrolli mbi motoçikletë. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Gazeta Intro mëson se viktima është 17-vjeçari Patrik Isufi nga Sankoci.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Sankoc të Drenasit.














