Kush është Njazi Thaçi, kushëriri i presidentit që u emërua u.d. i drejtorit në KEK

Kush është Njazi Thaçi, kushëriri i presidentit që u emërua u.d. i drejtorit në KEK

  Përveç se kushëri i Hashim Thaçit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të KEK’ut Njazi Thaçi, ishte i akuzuar për korrupsion brenda kësaj korporate, në dhënien e një tenderi milionësh. Kushëri i Hashim Thaçit, Njaziu, gjatë kohës sa drejtonte Prokurimin në KEK, jo shume vite më parë ishe akuzuar për korrupsion. I sapo emëruari ushtrues […]

 

Përveç se kushëri i Hashim Thaçit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të KEK’ut Njazi Thaçi, ishte i akuzuar për korrupsion brenda kësaj korporate, në dhënien e një tenderi milionësh.

Kushëri i Hashim Thaçit, Njaziu, gjatë kohës sa drejtonte Prokurimin në KEK, jo shume vite më parë ishe akuzuar për korrupsion. I sapo emëruari ushtrues detyre i drejtorit të kësaj korporate, pas largimit të Arben Gjukës, bashkë me katër zyrtarë të tjerë të KEK-ut, akuzoheshin se i dhanë një tender që vlente miliona Euro dy kompanive (SOLAR&ORTEX URO GROUP dhe Beli COM) përkundër se e dinin se ato kanë paraqitur autorizime të falsifikuara dhe dokumente të tjera relevante të falsifikuara dhe se nuk i kanë plotësuar kriteret për tenderin e KEK-ut.

Por, Thaçi, në janar të vitit të shkuar ishte liruar nga akuzat nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në të njëjtin rast, akuzoheshin edhe ish-zyrtari prokurimit në KEK, tash asamblist i PDK’së, Muhamet Selmani, ish- shefi i OSHP-së, Hysni Hoxha, zyrtari tjetër i prokurorimit Driton Pruthi, dhe Azem Duraku, ish-ekspert shqyrtues në OSHP.

Sipas aktakuzës që EULEX e kishte ngritur në vitin 2016, , kompania “SOLAR&ORTEX URO GROUP” kishte ofertuar me dokumente të falsifikuara për një tender në KEK, në vitin 2011. Aty thuhej se e njëjta kompani ishte shpallur fituese e llotit të tretë të tenderit për furnizim me pjesë rezervë për makineri të rënda. Bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP, vlera e përafërt e kontratës tre vjeçare ka qenë 750 mijë euro. Kurse, kompania “BELI Com”, në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, kishte ofertuar 360 mijë euro për furnizim me pjesë për një periudhë prej 3 vjetëve.

Thaçi akuzohej me tri pika të akuzës: veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të kontratës së dëmshme.

Njazi Thaçi, në KEK për një periudhe ka qenë edhe drejtor operativ. Ai, qysh dje është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të Korporatës Energjetike, pasi në mbledhjen e të njëjtës ditë ish-drejtori Arben Gjuka ofroi dorëheqjen e tij.

“Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e tij dhe njëherësh ka falënderuar z. Gjukaj për punën 10 vjeçare dhe kontributin e tij [Arben Gjukajt, v.j] dhënë në korporatë gjatë kësaj periudhe duke i dëshiruar suksese në detyrat e reja brenda korporatës. Në këtë pozitë, bazuar në skemën organizative në fuqi, UD është emëruar z.Nijazi Thaçi”, kishte njoftuar kryetari i bordit, Faruk Hajrizi, pas mbledhjes të së enjtes.

Dorëheqja e këtij të fundit ka ndodhur gati dy muaj pasi është hapur konkursi për drejtorin e ri menaxhues të KEK’ut, në prill të këtij viti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?