Kush e ka akuzuar Haradinajn për përfitime të paligjshme, Muhaxheri apo gazetarja austriake?

Kush e ka akuzuar Haradinajn për përfitime të paligjshme, Muhaxheri apo gazetarja austriake?

Në Gjykatën Themelore të Pejës, është mbajtur seanca për padinë për shpifje kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, të bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj, raporton KTV. Muhaxheri e kishte lidhur Haradinajn me përfitime nga biznesi i naftës dhe lojërat e fatit, por avokati i tij thotë se këto nuk ishin fjalët e Muhaxherit. Kryetari i […]

Muhaxheri e kishte lidhur Haradinajn me përfitime nga biznesi i naftës dhe lojërat e fatit, por avokati i tij thotë se këto nuk ishin fjalët e Muhaxherit.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e as përfaqësuesi i tij ligjor nuk ishin këtë të martë në Gjykatë, në rastin ku ai është paditur nga kryeministri Ramush Haradinaj për shpifje.

Mungesa e tyre megjithatë nuk ishte pengesë që seanca përgatitore të vazhdojë.

Avokati i Haradinajt, Arianit Koci, duke lexuar padinë, ka arsyetuar kërkesën për kompensim të dëmit, që shkon në 250 mijë euro.

Në anën tjetër, Besnik Berisha, avokat i Gazmend Muhaxherit, në një deklaratë për KTV-në, tha se nuk ishin fjalët e tij ato për të cilat është paditur për shpifje, por të gazetares së gazetës Der Standart.

Berisha pret që padia të hidhet poshtë nga gjykata.

Gjyqtarja e rastit e ka refuzuar kërkesën që gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, të dëgjohet si dëshmitare, derisa seanca e shqyrtimit kryesor është caktuar për 9 korrik.

Muhaxheri ishte përfolur në një artikull të gazetës austriake se e kishte akuzuar Haradinajn për përfitime nga biznesi me naftë dhe me lojëra të fatit si dhe për pjesëmarrje në operacione spastrimi ndaj minoriteteve.

Përveç padisë për shpifje, Muhaxheri, në nëntor të 2015-ës, për këtë deklaratë ishte përballur edhe me protesta nga qytetarë e veteranë të luftës në Pejë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?