Kurti: Prokuroria po bashkëvepron në krim të organizuar për Telekomin

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të hetoj përgjegjësit që e sollën ndërmarrjen më fitimprurëse në vend Telekomin e Kosovës drejt falimentimit. Gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se e kemi si pasojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. “Gjendja e sotme në Telekom është […]
Gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se e kemi si pasojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.
“Gjendja e sotme në Telekom është pasojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Kanë përfituar zyrtarët shtetërorë e biznesmenët privat. Njeriu që ka paralajmëruar krimin e organizuar në Telekomin e Kosovës është profesionisti Ismet Hamiti. Në letrën dërguar prokurorisë së shtetit ai denoncoi përgjegjësit. Prokuroria të veproj duke hetuar menjëherë”, ka deklaruar Kurti.
Në anën tjetër, eksperti i telekomunikacionit Ismet Hamiti thotë se gjendja e Telekomit është në duar të prokurorisë së shtetit, të cilën e fajëson për mungesë vullneti në kryerjen e punës për të cilën paguhet.
“Prokuroria e shtetit ka në duar të shpëtoj Telekomin e Kosovës. Telekomi është në gjendje të keqe saqë nuk mund të mbulojë as shpenzimet e veta rrjedhëse. Fitimet e Telekomit janë plaçkitur në vazhdimësi. Përgjegjës për këtë gjendje janë të gjitha qeveritë e pasluftës përfshirë qeverinë aktuale. Prokuroria nuk është e hetuar të denoncoj këtë veprim. Prokuroria nuk ka vullnet për ta kryer punën për të cilën paguhet, ka deklaruar Hamiti.
Vetëvendosje të hënën do të mbaj interpelancë për Telekomin e Kosovës












