Krasniqi: Mungesa e seriozitetit të Qeverisë rreth platformës së dialogut arriti në një nivel të ri

Drejtoresha e programit për dialog në KDI, Jeta Krasniqi ka thënë se mungesa e seriozitetit të Qeverisë rreth platformës së dialogut Kosovë-Serbi arriti një nivel të ri sot me tërheqjen e këtij dokumenti në Kuvendin e Kosovës. Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se është më keq që këtë […]
Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se është më keq që këtë veprim e bëri Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili sipas saj nuk e ka as në mandat e as në fushëveprim çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Platforma e Qeverisë e revokuar sot, përveç se përfaqësonte një dokument të dobët dhe të mangët në përmbajtje, krijonte konfuzion në përgjegjësitë e institucioneve dhe ndarjen e pushteteve.Mbi të gjitha kjo platformë, që tash më mundë të llogaritet si e dështuar, dëshmoi se e ardhmja e dialogut nuk mund të definohet me akte unilaterale apo veprime të njëanshme”.
“Kosova më shumë se kurrë duhet të ndërtojë konsensus politik për këtë çështje nacionale duke dëshmuar se është një shtet, serioz, demokratik, institucionet e të cilës angazhohen për mbrojtjen dhe promovimin e interesave shtetërore dhe qytetare”.
“Shpresoj se arsyetimi i qeverisë, i cili bënë thirrje për gjetjen e këtij konsensusi, të paraqet një vullnet serioz në mënyrë që partitë politike të bëhen bashkë dhe të mbrojnë njëzëri interesin shtetëror”.
“Spektri politik duhet ta kuptoj se vendimet që do të merren në dialogun me Serbinë, nuk mund të anulohen e tërhiqen me lehtësin me të cilën u tërhoq platforma e qeverisë sot nga Kuvendi i Kosovës.Gjeni zgjidhjen, bëjeni konsensusin dhe respektoni shtetin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.












