Kosovës i rrezikohen 25 milionë euro donacion nga BE-ja, s’po mund t’i miratojë tri ligje

Kosovës i rrezikohen 25 milionë euro donacion nga BE-ja, s’po mund t’i miratojë tri ligje

Qershori është afati të cilin e ka dhënë Bashkimi Evropian për miratim të ligjit për pagat, shërbyesit civilë dhe reformat në administratë publike për agjencitë e pavarura. Por, të gjitha këto ligje të cilat Bashkimi Evropian ka kërkuar që të hartohen brenda një pakoje, ende janë duke u shqyrtuar nga grupi punues i Ministrisë së […]

Por, të gjitha këto ligje të cilat Bashkimi Evropian ka kërkuar që të hartohen brenda një pakoje, ende janë duke u shqyrtuar nga grupi punues i Ministrisë së Administratës Publike.

Përfaqësuesi i Departamentit Ligjor, Naser Shamolli, tregon se ende nuk është vendosur paga bazë, forma e saktë e rekrutimit apo kriteret për krijimin të një agjencie të re të pavarur.

Shamolli shton është duke u tentuar që në javën e fundit të muajit qershor, ligjet të futen për procedim në Qeveri.

Por, nëse këto ligje që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit nuk miratohen brenda këtij muaji, atëherë Qeveria do t’i humbë 25 milionë euro.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një përgjigjeje elektronike, ka thënë se këto ligje do të ndikojnë më menaxhim më të mirë të parasë publike.

Komisioni thekson se ndikimi politik mbi emërimet e larta vazhdon të jetë shqetësim serioz dhe se duhet të ndërmerren hapa brenda ligjit të ri, si dhe rregullores aktuale, për të siguruar një proces më shumë të bazuar në merita. Tri ligjet përbëjnë shtyllën e një reforme shumë përmbajtjesore për Kosovës, e cila do t’i mundësojë Kosovës të ndërtojnë kornizën legjislative dhe institucione për një administratë publike më të barabartë, të bazuar në merita, koherente dhe llogaridhënëse.

Nga Grupi për Studime Juridike, të cilët janë pjesë e grupit punues, thonë se hartimi i tyre është ende në fazën fillestare dhe vështirë se mund të përfundojë në qershor.

Në bazë të Kontratës për Reformë Sektoriale të Administratës Publike ishin paraparë 25 milionë euro deri në vitin 2021, 3 milionë euro për asistencë teknike dhe 22 milionë euro në Buxhetin e Kosovës.

Të parapara për vitin 2018, janë 5,5 milionë euro, çdoherë nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në kontratë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?