Kosova e mori kodin, por e paaftë ta bëj funksional – rrezikon dënimin

Funksionalizimi i kodit telefonik shtetëror +383 është shtyrë deri më 31 tetor të këtij viti. Ky vendim është ndërmarrë për shkak të krizave financiare që ka pasur kjo ndërmarrje publike veçanërisht viteve të fundit. Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimit, Kreshnik Gashi ka thënë se duke parë situatën i kanë ofruar Telekomit edhe […]
Ky vendim është ndërmarrë për shkak të krizave financiare që ka pasur kjo ndërmarrje publike veçanërisht viteve të fundit.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimit, Kreshnik Gashi ka thënë se duke parë situatën i kanë ofruar Telekomit edhe një afat shtesë.
Gashi ka treguar se nëse deri më 31 tetor nuk fillon zbatimi i kodit telefonik, Telekomi do të gjobitet në bazë të ligjeve në fuqi.
Kritika për shtyrjen e afatit të kodit shtetërore ka pasur Lëvizja Vetëvendosje.
Eksperti për telekomunikacion, Ismet Hamiti ka thënë se gjendja është e keqe edhe për shkak të sabotimit të këtij kodi.
Kreu i VV-së, Albin Kurti ka thënë se telekomi mund të shpëtohet vetëm nëse Prokuroria e Shtetit i heton kontratat e realizuara me bizneset private.
Me kërkesë të Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën interpelancë për gjendjen e Telekomit.
Telekomi i Kosovës aktualisht ka 56 për qind të tregut të telefonisë mobile.












