Konjufca – PSD’së: Lirojeni vetë pozitën e nënkryetarit

Në këto momente Kuvendi i Kosovës po pritet të votojë për propozimin e Vetëvendosjes në lidhje me shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti. Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo pozitë i takon subjektit të tij dhe se pasi Aida Dërguti është larguar do të duhej të jepte dorëheqje, […]
Në këto momente Kuvendi i Kosovës po pritet të votojë për propozimin e Vetëvendosjes në lidhje me shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo pozitë i takon subjektit të tij dhe se pasi Aida Dërguti është larguar do të duhej të jepte dorëheqje, raporton Periskopi.
“Grupit të tretë më të madh i takon një nënkryetar, Aida Dërguti tash është në PSD, të cilët janë grupi i katërt në Kuvend dhe nuk i takon kjo pozitë”, tha ai.
Konjufca tha se nuk do të donte që të kërkohej shkarkimi i Dërgutit, por më mirë do të ishte që ajo vetë ta lëshonte postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. /Periskopi












