Konjufca i kundërpërgjigjet Molliqajt: U nxehe fort. Po ju vjen zheg, ama Shpendin s’kena me ledhatu

Konjufca i kundërpërgjigjet Molliqajt: U nxehe fort. Po ju vjen zheg, ama Shpendin s’kena me ledhatu

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e Partia Socialdemokrate sërish janë përplasur në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi.   Ishte deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili akuzoi për hipokrizi Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilët tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Atij iu kundërpërgjigj shefi i […]

Ishte deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili akuzoi për hipokrizi Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilët tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Atij iu kundërpërgjigj shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili tha se Vetëvendosje është e gatshme të rrëzojë Qeverinë me votat e Listës Serbe, vetëm për të mos lejuar krijimin e Zajednicës.

“Dardan Molliqaj para pak minutash u nxeh fort me m’i ba do pyetje, e unë e kam kënaqësinë me i dhanë përgjigje. Lëvizja Vetëvendosje kurrë si ka dhanë zor për zgjedhje, se e din qysh shkojnë këto punë. Edhe për tryeza kam thanë që s’kanë efekt. Lëvizjen Vetëvendosje kurrë mos e merr që bon aktrime e filma për zgjedhje. Na jena për me rrëzu qeverinë kur të bahen numrat. S’di sa jeni të gatshëm ju. Lista Serbe merr urdhra në Serbi, e vjen i zbaton këtu. Këtë mësim Dardan e ke mësu në VV”, tha Konjufca.

Tutje, ai përmendi votat e deputetëve për mos-shkarkimin e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares të Kuvendit.

“Dje në Kuvend e shkelët të drejtën e VV’së për nënkryetar në Kuvend. U bonët bashkë. 30 minuta masi the se VV është me pushtetin, këta jau mundësuan juve me pas nënkryetarin. Shpendi s’është më në Vetëvendosje, më doket u ba kryetar i PSD’së. Kjo nënkupton se ai duhet me u monitoru si çdo kryetar i LDK’së, PDK’së etj. Shpendi duhet me kuptu se më nuk ka obligime ndaj programit të VV;së me të cilin dalke mbledhke vota. Na s’kena me ledhatu, po me kritiku. Duhet me u mësu me këtë, edhe pse ju vjen pak zheg. Ti do me shkatërru Lëvizjen Vetëvendosje. Ti po takon aktivistë të VV’së, andaj s’mundesh me fol në mënyrë objektive për VV’në. A duhet të rrëzohet qeveria me Listën Serbe, a duhet me lanë këtë Qeveri me ba Zajednicën”, tha tutje Konjufca.

Atij i reagoi deputeti tjetër i PSD’së, Frashër Krasniqi, i cili edhe njëherë shprehu qëndrimin e partisë së tij se janë të gatshëm të nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, nëse VV është e gatshme t’i kërkojë votat e Listës Serbe.

“Glauku sapo e tha se janë të gatshëm me rrëzu Qeverinë me votat e Vuçiqit. Shkoni merrni e edhe na jau japim nënshkrimet. VV, LDK e PDK në Prishtinë janë ba bashkë me sabotu Shpend Ahmeti. E Glauku thotë se kush është në VV është mirë, e kush të del prej aty duhet me u monitoru. Na s’jemi tu ba lojë politike. Çdo deklarim tjetër për zgjedhje është hipokrizi”, tha Krasniqi./Periskopi  

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?