Këshilltarja e Veselit e akuzon, por ministri i PDK’së krenohet me TIKA-n e Turqisë

Këshilltarja e Veselit e akuzon, por ministri i PDK’së krenohet me TIKA-n e Turqisë

Dy persona të afërt me kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht liderin e PDK-së Kadri Veselin, kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për agjencinë shtetërore të Turqisë, TIKA. Njëra e akuzon, ndërsa tjetri krenohet me të. Nuk kanë kaluar ende tri ditë që kur Arbana Xharra, këshilltarja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, […]

Nuk kanë kaluar ende tri ditë që kur Arbana Xharra, këshilltarja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka akuzuar Kosovën dhe Shqipërinë për marrje të fondacioneve nga TIKA, ndërsa për të njëjtën çështje ish-këshilltari i Veselit, tash si Ministër i Shëndetësisë ndihet krenar.

Xharra para dy dite kishte akuzuar shtetin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë për marrje të fondeve nga TIKA, ajo kishte thënë se kur e gjithë Evropa po ia kthen shpinën Turqisë, Kosova dhe Shqipëria po marrin fonde nga agjencia turke.

Ajo kishte thënë se policia franceze është detyruar të ruaj kiosqet ku shiten postierët e gazetës ‘Le Point’ për shkak se mbështetësit e “diktatorit” Erdogan po i djegin ato. Nga ky rast ajo kishte marrë shkas ta kritikoj edhe njëherë agjencinë shtetërore të Turqisë, TIKA.

“Policia në Francë po ruan kiosqet ku shiten gazetat sepse mbështetësi e Erdoganit po i djegin ato që kanë vënë postierin e magazinës ‘Le Point’ me ballinën e saj ku Erdogani quhet Diktator. Kjo ka nxitur reagimin e presidentit Macron, i cili i rikujtoi Erdoganit se aty ku nuk ka liri të medias, aty është diktaturë”.

“Sot Parlamenti Europian mori vendim që të ia ndal fondet e IPA-s Turqisë. E gjithë Evropa po ia kthen shpinën Erdoganit, Kosova e Shqipëria po vazhdojnë të marrin fonde nga TIKA organizatë shtetërore e Turqisë”, kishte shkruar Xharra në postimin e saj në Facebook, raporton Insajderi.

Por pas dy ditëve ish-këshilltari i Veselit, tash Ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, po ndihet krenar me investimin e agjencisë shtetërore turke.

Ai sot ka publikuar një video ku tregon dallimin mes repartit të vjetër intensiv dhe atij të riut, repart në të cilin agjencia turke TIKA ka investuar dy milionë euro.

“Ky është dallimi në mes të repartit të vjetër Intensiv dhe atij të riut. Pas 2 milionë euro investime nga TIKA, ky repart është transformuar tërësisht, duke u pajisur me 27 shtretër, aparaturë moderne dhe staf të shtuar profesional. Së shpejti investime të reja nëpër klinika dhe spitale të tjera për shëndetësinë që duam”, ka shkruar ai duke e bashkangjitur një video të ‘ndryshimit’ të këtij reparit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?