Kadri Veseli si mësues para deputetëve: Po lodhna t’u i përsërit gjërat, kërkoj vëmendje

Kryeparlamentari Kadri Veseli shpesh edhe nuk mirëkuptohet nga deputetët në sallë. Ai sot është ankuar pasi deputetët nuk po e dëgjojnë me vëmendje dhe po detyrohet t’i përsërisë gjërat, raporton Periskopi. Si në rolin e mësuesit, Veseli u tha: ‘Po lodhna tu i folë të njëjtat cështje. Kisha dashtë me pasë vëmendje. Po duhet […]
Kryeparlamentari Kadri Veseli shpesh edhe nuk mirëkuptohet nga deputetët në sallë.
Ai sot është ankuar pasi deputetët nuk po e dëgjojnë me vëmendje dhe po detyrohet t’i përsërisë gjërat, raporton Periskopi.
Si në rolin e mësuesit, Veseli u tha:
‘Po lodhna tu i folë të njëjtat cështje. Kisha dashtë me pasë vëmendje. Po duhet shpesh me i përsërit të njëjtat cështje. I përsëris sa herë duhet, por po teprohet.’
Qysh në fillim të seancës, Veseli me deputeten Albulena Haxhiu u përplasën për pikat e rendit të ditës./Periskopi/












