Kadri Veseli mbledh mend pasi mori kritikë nga Adem Mikullovci se po lexon shpejt

Tashmë ka nisur vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndëpre dje, raporton Periskopi. Seanca nisi me votimin rekomandimeve nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e […]
Seanca nisi me votimin rekomandimeve nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës.
Në këtë seancë, rekomandimet i prezantoi deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila.
Para se ajo t’ia niste të lexonte, Kadri Veseli ia dha një këshillë, raporton Periskopi.
“Mos lexo shpejt, të lutem”, i tha Veseli Mimoza Kusarit.
Ky rekomandim i Veselit erdhi pas kritikave që ai vet mori nga deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.
Mikullovci e imitoi Kadri Veselin në leximin e pikave të rendit të ditës.
E salla shpërtheu në të qeshura, pas imitimit të Mikullovcit.
Ndërsa, Kadri Veseli fillimisht i hutuar, e më pas u shkri së qeshuri me imitimin e deputetit të Vetëvendosjes./Periskopi












