Kadri Veseli e Albulena Haxhiu përplasen me sabah

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një përplasje ndërmjet kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut. Veseli në fillim e bëri të ditur se kanë mbetur seanca me shumë pika të papërfunduara, duke thënë se disa prej tyre duhet të vazhdojnë sot. Por menjëherë ka reaguar Haxhiu duke […]
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një përplasje ndërmjet kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut.
Veseli në fillim e bëri të ditur se kanë mbetur seanca me shumë pika të papërfunduara, duke thënë se disa prej tyre duhet të vazhdojnë sot.
Por menjëherë ka reaguar Haxhiu duke thënë se deputetët janë të njoftuar për një agjendë të re prandaj duhet të vazhdojë seanca e re.
Madje Haxhiu i tha Veselit se po e degradon Kuvendin dhe se agjendat po i ndryshon në interes të partisë së tij.
‘Po e degradoni Kuvendin, sepse agjendat po shtyhen per shkak te agjentave tuaja partiake. Po e shihni Kuvendin jo si pune primare e jotja, sepse duhet me ia kushtu kohen tende. Por po ndodh e kunderta. Duhet me marrë fund këto abuzime me Kuvend’, i tha Haxhiu, transmeton Periskopi.
Tutje ajo shtoi se ‘Kërkojmë respekt, prej teje nuk presim respekt, por duhet a të respektosh Kuvendin. Nuk keni të drejtë të anashkaloni temat që kanë mbetur’
Veseli iu përgjigje duke qeshur se si po ia thotë këtë gjëra bash në sy të publikut, duke mohuar se për shkak te agjendës personale po shtyhen seancat.
‘I kam mashalla njo 4 a 5 nënkryetar që asnjë nuk e lë agjendën të ikë’, tha Veseli.
Po ashtu edhe Avdullah Hoti i LDK-së tha se deputetët janë të përgatitur për seancë të re./Periskopi/












