Jeta në një qytet ku vepron banda famëkeqe MS-13

Jeta në një qytet ku vepron banda famëkeqe MS-13

Long Island, në një distance të shkurtër nga qyteti i Nju Jorkut, është në fokusin e zotimit të Presidentit Trump për të zhdukur bandën e njohur si Mara Salvatrucha, ose MS-13. Banda famëkeqe njihet kryesisht për format mizore të vrasjeve, se sa për numrin e të vrarëve. Por në një qytet të prekur nga kjo […]

Long Island, në një distance të shkurtër nga qyteti i Nju Jorkut, është në fokusin e zotimit të Presidentit Trump për të zhdukur bandën e njohur si Mara Salvatrucha, ose MS-13. Banda famëkeqe njihet kryesisht për format mizore të vrasjeve, se sa për numrin e të vrarëve. Por në një qytet të prekur nga kjo bandë, banorët janë skeptikë se grupi që vepron në brigjet lindore për pothuajse 40 vjet, mund të zhduket lehtësisht pa dëmtuar komunitetin e madh të imigrantëve.

MS-13 u zgjerua nga Kalifornia në fillim të viteve 90-të për të gjetur strehë në qytezën turistike Freport në zonën Long Island të shtetit të Nju Jorkut.

“Trumpi erdhi në Shtëpinë e Bardhë dhe po bëhet gjithë kjo zhurmë euforike për bandën, kur ka vite që njerëzit po vdesin në duart e MS-13”.

Cory Brewer, i cili u rrit në qytezën Freport, kujton disa vrasje të njohura të bandës MS-13 që nga viti 2000. Në tetor u gjetën mbetjet e viktimës së fundit nga ky qytet në një park aty pranë duke trazuar banorët e kontesë Nasau. Patrik Ryder drejton departamentin e policisë në kontenë Nasau, raporton VOA.

“Një vit më parë MS-13 vrau 6 të rinj në kontenë Nasau. Njëri nga viktimat u qëllua në fytyrë, tjetri pas koke, ndërsa katër të tjerët u therën me hanxharë. Ata i groposën në varre të cekëta në të gjithë qarkun”.

Në një takim pune me zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut në Long Island, Presidenti Trump përdori për herë të tretë gjatë një jave një frazë të debatueshme ndaj pjesëtarëve të bandës MS-13.

“Ata nuk janë njerëz, por kafshë. Ndaj ne duhet të jemi shumë, shumë të ashpër”.

Mbështetësit në Long Island thonë se janë të shqetësuar për lagjet fqinje imigrante që zakonisht kanë qenë objekt dhune edhe pse mund të mos jenë të frikësuar për veten e tyre. Patricia Dwyer jeton në Long Island.

“Vijnë këtu me mendimin se janë të sigurt dhe do të punojnë e të marrin shtetësinë. Banda po terrorizon komunitetet e veta. Emigrantët nuk kanë ardhur këtu që të përjetojnë të njëjtat gjëra si në vendin nga erdhën. Amerika nuk është kështu”.

Të tjerët vënë në pikëpyetje sinqeritetin e qëllimit të Trumpit për të siguruar komunitetet e tyre. Gabriela Andrade është organizuese komuniteti.

“Nuk e kuptoj se përse njerëzit nuk shqetësohen kur flitet për vrasje. Mos ka të bëjë me racën? Më duket se po. A është sepse ne jemi latinë dhe kemi lëkurë ngjyrë kafe?”

Në qytezën Freport, disa banorë mbetën skeptikë rreth zgjidhjes së situatës nga presidenti, ose të paktën pa shkaktuar dëme tek komuniteti më i madh. Dave Pinero banon në Long Iland.

“Nëse arrin diçka, pastë bekimin e Zotit. Por nuk e di si dikush mund t’i ndalojë këto që ndodhin”.

Një banor tjetër i zonës Long Iland, Cory Brewer thotë se:

“Për mua kjo është një tjetër mënyrë për të justifikuar ndërhyrjen në privatësinë e të tjerëve. Të shikosh mundësinë nëse mund të dëbosh dikë jashtë vendi”.

Javier Lechuga nga Kolumbia ka 26 vjet që banon në Freport. Ai argumenton se vitet e fundit MS-13 është bërë më pak e rrezikshme brenda qytezës. Një lehtësim për babanë e një 17 vjeçari. Ai e mirëpret idenë e zhdukjes së bandës.

“Kur imigrantët bëjnë gjëra të këqija, mendoj se çdo shtet merr masa. Nuk mendoj se Amerika bën përjashtim”.

Por Javier Lechuga shtron pyetjen se si mund të zhduket një grup i dhunshëm pa dëmtuar popullsinë hispanike që zbaton ligjin, siç është familja e tij. Ai e sheh djalin e tij si shembull suksesi që vjen nga familjet emigrante punëtore.

“Djali im është i dalluar në shkollë. Një certifikatë nderi mban nënshkrimin e Presidentit Trump. Kjo më bën krenar sepse po të flitet për komunitetin tim, djali im është shembull i së mirës dhe jo reputacionit që nganjëherë u atribuohet imigrantëve”.

Lechuga thotë se edhe të tjerë ndajnë mendim të ngjashëm për të kontribuar në shoqëri. Ndërsa ata që nuk shkëlqejnë në shkollë, thotë ai, ajo që shpesh kanë nevojë, është ndihma.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?