Jashari: Ankesa kryesore e qytetarëve është mosfunksionimi i gjyqësorit

Jashari: Ankesa kryesore e qytetarëve është mosfunksionimi i gjyqësorit

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka paraqitur raportin vjetor të institucionit që ai drejton, i cili ka thënë se mos funksionimi i sistemit gjyqësor ka qenë ankesa kryesore e qytetarëve. Sipas tij, vazhdon të mbetet problem kohëzgjatja e proceseve gjyqësore, duke shkuar me një mesatare deri në 8.5 vjet. “E para ka të bëjë me […]

Sipas tij, vazhdon të mbetet problem kohëzgjatja e proceseve gjyqësore, duke shkuar me një mesatare deri në 8.5 vjet.

“E para ka të bëjë me funksionimin e sistemit gjyqësor që sipas raporteve të Avokatit, përbënë më shumë së gjysmën e ankesave që janë paraqitur në këtë institucion e që kanë të bëjnë me zvarritjen e procedurave gjyqësore. Mbi bazën e vlerësimeve tona, mesatarja e kohëzgjatjes në procese gjyqësore tejkalon 8.5 vjet për të zgjedhur një çështje gjyqësore qoftë civile, penale apo tjetër. Problemi i dytë me të cilin ballafaqohet sistemi gjyqësor ka të bëjë me mos ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Mbi bazën e konstatimeve tona del që mbi 20 mijë raste nuk arrijnë të ekzekutohen nga sistemi gjyqësor edhe pse të vendosura në mënyrë të plotfuqishme nga ky sistem, e me çka rrezikohet siguria juridike e qytetarëve të vendit”, tha Jashari, transmeton kosovapress.

Jashari theksoi se raporti ka evidentuar edhe mungesën e kontrollit të Qeverisë. Sipas tij, në vend mungojnë dy mekanizmat kryesore të kontrollit ndaj qeverisë

“E para Kushtetuta e vendit cilëson këtë Parlament si autoritet që ushtron kontroll të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe në vlerësimet tona del që nga 94 për qind e gjithë aktivitetit që bëni në Kuvend i dedikohet miratimit të ligjeve dhe procedurave tjera ndërsa vetëm 6 për qind i referohet kontrollit efektiv parlamentar e me çka do të dakordoheni, me një demokraci të mirëfilltë nuk siguron llogaridhënie dhe përgjegjshmërisë së Qeverisë e me çka do të zbatohet respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve. Mekanizmi i dytë, është sistemi gjyqësor i cili mundëson një kontroll efektiv të organeve ekzekutive dhe ju e dini që organi i vetëm gjyqësor i cili ka autorizime për të ushtruar kontroll është Gjykata për konflikte administrative e cila fatkeqësisht po thuajse në asnjë rast nuk ka arritur në çështje të marr vendime meritore për të rivendos të drejtën e shkelur”, theksoi ai.

Fakte shqetësuese avokati i popullit paraqiti edhe për të rinjtë të cilët viteve të fundit numri i atyre që po përdorin droga po rritet, duke bërë kështu që mosha mesatare brenda gjashtë viteve të bie nga mosha 22 vjeçare, në moshën 16 vjeçare.

“Problemi numër 1 i të rinjve në Kosovë është droga. Në një hulumtim të bërë para disa muajve mbi bazën e standardeve ndërkombëtare gjithashtu del se shqetësimi kryesor numër një, është droga për shkak të mungesë së mekanizmave, politikave të institucioneve, mirëpo edhe mekanizmave preventiv. Edhe më brengosës është fakti se mbi 85 raste kemi pasur të vdekjeve të rinjve nga mbidoza, si pasoj e mungesës së mekanizmave preventive që është indikator shqetësues. Argumenti i dytë është fakti që nga këta rinj dhe nga mesatarja, mosha 22 vjeçare ka qenë para dy viteve mosha mesatare që të rinjtë kanë qenë në vartësi të drogës, për dy vite kjo moshë ka rënë në moshën mesatare 16 vjeçare, do të thotë gjashtë vite ka rënë mesatarja e të rinjve që janë në vartësi të drogës”, shtoi Jashari.

Aktualisht deputetët po debatojnë rreth raportit të Avokati të Popullit dhe rekomandimeve të tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?