Janjiq: Vendet e QUINT-it duan t’i japin fund lojës politike me Kosovën

Janjiq: Vendet e QUINT-it duan t’i japin fund lojës politike me Kosovën

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike dhe analisti, Dushan Janjiq, ka vlerësuar se komunikimi i drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit ka pushuar në masë të madhe dhe se gjërat po lëvizin në drejtim gjithnjë e më të keq, gjë e cila, sipas tij, bashkësinë ndërkombëtare e ballafaqon me dilemën nëse duhet të vazhdojnë të punojnë […]

“Kjo është një fazë delikate, në të cilën ndodhet bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash Uashingtoni, e cila po tregon shenja të gatishmërisë për të vënë mënjanë lojën e fuqive të vogla lokale. Kjo të gjithë i bën nervoz, sidomos ata që janë të përgatitur për një “lojë të gjatë politike”, dhe që kanë besuar se ajo është e mundur”, tha Janjiq, për agjencinë “Beta”, duke komentuar bllokimin në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Janjiq beson se shtetet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia) shihet qartë se nuk janë për një lojë të gjatë politike, se ato kanë një opinion të ndryshëm dhe se po i afrohen qëndrimit se problemi i Kosovës duhet të zgjidhet pavarësisht nëse Serbia dhe Kosova duan të shkojnë drejt Bashkimit Evropian, ose jo.

“Këto vende kanë mbajtur kohët e fundit në një takim dhe nuk ka asnjë letër të veçantë, por ka një seri të dokumenteve, duke përfshirë mendimet e instituteve me ndikim dhe organizatave të tjera”, shtoi ai.

“Ka zhurmë në mediat serbe dhe keqpërdorim i nervozizmit nga ana e autoriteteve në Kosovë. Ne kemi raporte të rregullta për incidente, se si pala serbe është viktimë. Kemi mospërfilljen e e politikanëve shqiptarë, të cilët nuk e kanë kuptuar se Statuti i Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) për Serbinë është parakusht për dialog”, thotë Janjiq.

Ai shtoi se nëse miratimi i Statutit të Asociacionit pamundësohet nga cilado palë, nuk ka asgjë nga Marrëveshja e Brukselit.

“Atëherë mbetet që përsëri të provohet me kontakte të drejtpërdrejta të dy palëve, ose të organizohet një konferencë ndërkombëtare, por është i mundur izolimi politik dhe izolime të tjera ndaj njërit prej protagonistëve, ose dy akterëve”, shtoi ai, shkruan telegrafi.

Janjiq pret që BE Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, së shpejti të organizojë një takim në Bruksel me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, ku do të duhej të sqarohet se si do të veprohet më tutje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?