Ja kur pritet të mbahet mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni

Ja kur pritet të mbahet mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni

  Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës me atë të Maqedonisë pritet të mbahet së shpejti, pasi që pothuajse të gjitha përgatitjet nga pala kosovare kanë përfunduar. Ky do të jetë takimi i parë i kabinetit të Kosovës me atë maqedonas të Zoran Zaevit, në të cilin dy qeveritë do të nënshkruajnë një mori […]

 

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës me atë të Maqedonisë pritet të mbahet së shpejti, pasi që pothuajse të gjitha përgatitjet nga pala kosovare kanë përfunduar.

Ky do të jetë takimi i parë i kabinetit të Kosovës me atë maqedonas të Zoran Zaevit, në të cilin dy qeveritë do të nënshkruajnë një mori marrëveshjesh bilaterale.

Për këtë takim, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se sa i përket pjesës përmbajtjesore të pakos së marrëveshjeve që do të nënshkruhen, puna kryesore ka përfunduar.

Ai ka theksuar se tani një pjesë e tyre janë në fazën e përfundimit të procedurave të brendshme në vendet respektive.

“Jam i kënaqur me dinamikën e organizimit, të koordinimit dhe takimeve që kemi zhvilluar mes dy ekipeve koordinuese që nga janari i këtij viti duke realizuar vizita të ndërsjella në Shkup, Prishtinë dhe Kaçanik”, ka thënë Hoxhaj për Indeksonline.

Sipas tij, janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen nga fusha e drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë, ekonomisë e deri tek marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve mes të dyja vendeve.

Një zhvillim tjetër shumë i rëndësishëm me të cilën Hoxhaj është marr prej ditës së parë, është rikthimi në agjendë i një projekti pothuajse të vdekur mes dy vendeve që ka të bëjë me hapjen e pikës së përbashkët kufitare Stançiq-Bellanoc, sipas modelit IBM, e cila është e para e këtij lloj mes dy vendeve dhe ndërtimi do të financohet nga ana e BE-së.

“Prandaj, jam i lumtur të konfirmoj shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe do ta lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në dyja anët e kufirit të rajoneve të Gjilanit e Kumanovës, si dhe më gjerë”, ka shtuar Hoxhaj.

Sa i përket kohës se kur do të zhvillohet takimi, zv/kryeministri shprehu besimin që një e tillë do të ndodh gjatë këtij muaji.

“Jemi në fazat e fundit të koordinimit të agjendës dhe caktimit të datave. Po shohim një ditë që u përshtatet edhe agjendave të kryeministrave dhe qeverive tona meqë nuk ka ndonjë pengesë tjetër për tu mbajtur. Po synojmë që gjatë qershorit ta kemi një datë nëse i përshtatet edhe palës maqedonase meqë qeveria në Shkup mund të ketë një agjendë tjetër intensive që lidhet me negociatat për emrin dhe hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim”, ka theksuar Hoxhaj.

Ndonëse dy vendet akoma nuk kanë folur për ndonjë vend specifik se ku do të mbahet mbledhja, Hoxhaj tha se pala kosovare synon që ajo të mbahet në Maqedoni.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?