Inflacioni i madh dobëson ekonominë turke, paralajmërohet ikja e investitorëve

Inflacioni vjetor i Turqisë pati goditjen më të lartë në gjashtë muajt e fundit, e nxitur nga një rënie në monedhën turke që çoi në një rritje të jashtëzakonshme në normat e interesit. Indeksi i çmimit të konsumatorit (CPI) ishte 12, 5 përqind në këtë vit, e përshpejtuar nga muaji prill për 10, 85 përqind, […]
Indeksi i çmimit të konsumatorit (CPI) ishte 12, 5 përqind në këtë vit, e përshpejtuar nga muaji prill për 10, 85 përqind, njoftohet nga Instituti Statistikor i Turqisë (TUIK).
Çmimet e veshjeve u rritën në 5.21 për qind dhe çmimet e transportit në 2.32 për qind në muajin maj, duke rritur çmimet e CPI-së, treguan të dhënat e TÜİK.
Rritja më e lartë vjetore ishte 20, 02 përqind në transport. raportoi “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Inflacioni bazë “C”, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, pijen, duhanin dhe arin, u rrit në 12.64 për qind nga viti në vit nga 12.24 një muaj më parë.
Monedha kishte rënë në maj në një rekord të ulët prej 4.9290 dollarë kundrejt dollarit mes shqetësimeve të investitorëve mbi pavarësinë e Bankës Qendrore./Periskopi/












