Haradinaj vë në pikëpyetje platformën që parasheh Thaçin kryenegociator me Serbinë

Haradinaj vë në pikëpyetje platformën që parasheh Thaçin kryenegociator me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se institucioni i Presidentit, është bartës i përgjegjësive institucionale, që në këtë rast, sipas tij, do të mund t’i takonte edhe udhëheqja e dialogut me Serbinë. Por ai ka thënë se Qeveria është e hapur për propozimë që mund të vijnë nga partitë politike. Thotë se nëse është nevoja, platform […]

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se institucioni i Presidentit, është bartës i përgjegjësive institucionale, që në këtë rast, sipas tij, do të mund t’i takonte edhe udhëheqja e dialogut me Serbinë.

Por ai ka thënë se Qeveria është e hapur për propozimë që mund të vijnë nga partitë politike. Thotë se nëse është nevoja, platform e porpozuar për bisedime do të rikthehet, nëse jo, mund të hiqet krejt ose të gjendet një formë se si Kosova të paraqitet në platformë.

“Është edhe institucioni i Presidentit, Si bartës i përgjgjegive institcionale.Tani jemi të hapur për porpoozime që mund të vinë nga partit ëpolitike Nëse lind nevoja, mund ta rikthejmë një platformë, nëse jo edhe pa platformë, nëse Kosova ka gjetë një formë të paraqitjes në dialog. Nuk e mendojmë detyrë vetëm sit e Qeverisë, është detyrë edhe e parlamentit. I kam siguru disa herë deputetëve se unë po du me iu dhanë temën, tani me tërhjekjen presim inicitativa që mund të vinë nga parlamenti”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar që të hiqej nga rendi i ditës platform e bisedimeve me Serbinë.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk do ta votojë fare këtë platformë, pasiqë sipas tyre, ajo është joserioze.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jo-kushtetuese. Rrjedhimisht, LDK-ja nuk do ta votojë platformën në fjalë. LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga LDK.

Ky është dokumenti i plotë që LDK e quan joserioz dhe ku parashihet që Thaçi ta udhëheqë dialogun:

Duke qenë të përkushtuar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në rajon, dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit,

Duke marr parasysh unitetin politik që ekziston në Kosovë për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në OKB, në Bashkimin Evropian dhe në Paktin NATO,

Duke rikonfirmuar se Republika e Kosovës respekton marrëveshjet ndërkombëtare dhe duke njohur rëndësinë e zbatimit të tyre në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vendimet e saj;

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar propozimin për Platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, e cila i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim të mëtutjeshëm:

Platformën shtetërore

Për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve

Kuvendi i Republikës së Kosovës insiston që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me një Marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ndodhë njohja reciproke ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson se nënshkrimi i Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, do të mundësojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështetë fuqishëm rolin lehtësues të BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së për arritjen e Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, si dhe garantimin e zbatimit të tërësishëm të saj.

Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson se Marrëveshja ligjore ndërkombëtarisht e obligueshme do t’i mundësojë Republikës së Kosovës anëtarësimin në OKB, dhe në të gjitha organizatat tjera relevante ndërkombëtare në të cilat nuk është anëtarësuar.

Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson që Marrëveshja ligjore ndërkombëtarisht e obligueshme do ta përshpejtojë thellbësisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Paktin NATO dhe në BE.

Kuvendi i Republikës së Kosovës konfirmon që Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Delegacioni i Kosovës që do të krijohet në koordinimin me të gjithë spektrin politik, në respektim maksimal të unitetit politik në vend, janë të autorizuar të zhvillojnë bisedimet për arritjen e Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme.

Delegacioni i Kosovës në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në bazë të rrethanave dhe nevojave që do të kërkohen prej BE-së do të mund të përfaqësohen edhe nga përfaqësuesit e tjerë të institucioneve të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës obligohet që t’i raportojë në baza të rregullta Kuvendit të Kosovës, për rrjedhat e dialogut në mes të Delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është autoritetit suprem i cili do të ratifikojë Marrëveshjen ligjore ndërkombëtarisht të obligueshmendërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?