Haradinaj tregon si u hakmor me votën kundër shkarkimit të Aida Dërgutit

Haradinaj tregon si u hakmor me votën kundër shkarkimit të Aida Dërgutit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përgjatë seancës së sotme në foltoren e Kuvendi të Kosovës ka folur rreth votës së tij në drejtim të kërkesës për shkarkim të Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendi të Kosovës. Haradinaj gjithashtu ka porositur opozitën se kur t’i sigurojnë votat të […]

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përgjatë seancës së sotme në foltoren e Kuvendi të Kosovës ka folur rreth votës së tij në drejtim të kërkesës për shkarkim të Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendi të Kosovës.

Haradinaj gjithashtu ka porositur opozitën se kur t’i sigurojnë votat të rrëzojnë qeverinë.

“Dua të arsyetojë votën kundër shkarkimit të Aidës dje. Nëse ju kujtohet në vitin 2013 pikërisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar ndërrimin e nënkryetarit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë se duhet bazuar në vullnetin individual të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Vota jonë ka qenë konform atij vendimi edhe pse në atë kohë nuk na ka ardh mirë. Sidoqoftë kur t’i bëni votat rrëzone qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjerash Haradinaj ka ngritur edhe disa shqetësime të qytetarëve në këtë seancë.

Ai ka folur rreth mostransparencës lidhur me konkursin për në Policinë e Kosovës, mungesën e profesorëve në Universitetin e Prishtinës si dhe çështje të tjera.

“I kemi 17 mijë kandidatë për policë për t’u pranuar 360. Ministri i Punëve të Brendshme ish dashtë me qenë në Komisionin për Siguri pra të ftohet në një debat, në një diskutim pasi ka dyshime të bazuar se s’ka transparencë për pranimin e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu ai ka shtuar se duhet kërkuar ligji për pensionimin e parakohshëm të pjesëtarëve të policisë pasi sipas tij mosha mesatare e policëve të Kosovë është shumë e vjetruar.

“Kërkimin e ligjit për pensionimin e parakohshëm të tyre pasi mosha e tyre ka shku në mbi 67 vjeç. Pra ushtrojnë profesionin e tyre mbi moshën 60 që është e palogjikshme”, ka shtuar Haradinaj.

“Ka student të pakënaqur në mungesë të profesorëve në UP dhe ka pas një protestë të mbrëmshme dhe do të ishte mirë që ministri të mbikëqyr pse po mungojnë kur edhe është afati i provimeve.Mjekët në komisionin vlerësues të punës dhe mirëqenies sociale i trajtojnë në mënyrë jo të dinjitetshme invalidët e luftës. Ata mjekët aty duhet të kuptojnë se ata që kanë marrë plumb nuk duhet pyetur se ku e ka marrë plumbin. Ata mjekë nuk kanë marrë shijën e plumbit për këtë arsye abuzojnë me këtë kategori por s’do ta kenë gjatë”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj poashtu ka folur edhe për ndarjen e buxhetit nga Qeveria e Kosovës për rehabilitimin e veteranëve të UÇK-së, duke thënë se qeveria tani ka marrë një vendim  të cilin e kanë marrë edhe Qeveria Mustafa edhe Thaçi, pra që është një vendim i drejtë edhe nga Qeveria Haradinaj.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë më shumë se qeveria Mustafa dhe Thaçi”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?