Haradinaj tregon arsyet pse u tërhoq platforma për dialog me Serbinë

Haradinaj tregon arsyet pse u tërhoq platforma për dialog me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin qeveritar, lidhur me tërheqjen e platformës për dialog me Beogradin nga shqyrtimi në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj tha se kjo është bërë me qëllim që subjekteve dhe akterëve politikë në Kosovë  t’ju jepet kohë dhe hapësirë në debatin për gjetjen e qasjes më të mirë […]

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin qeveritar, lidhur me tërheqjen e platformës për dialog me Beogradin nga shqyrtimi në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj tha se kjo është bërë me qëllim që subjekteve dhe akterëve politikë në Kosovë  t’ju jepet kohë dhe hapësirë në debatin për gjetjen e qasjes më të mirë ndaj kësaj teme.

 

“Sot kam tërhequr platformën e Qeverisë që ka qenë i drejtuar parlamentit për shqyrtim. Për arsye se duke vërejtur një interesim të madh të forcave politike, si në parlament si jashtë për një debat të vazhdueshëm. Me i dhënë kohë atij debati dhe mos me krijuar thyerje mes grupeve politike, e kemi tërheq platformën për bisedimet me Serbinë. Me këtë i japim kohë spektrit politik grupeve parlamentare që të vijë me idetë e tyre, propozimet e tyre. Kosova ka nevojë të gjejë formulën e një përfaqësimi gjithëpërfshirës, në këtë teme kaq të rëndësishme. Si rezultat i konsultave që kemi pasur mes nesh dhe gjendjes që është krijuar në diskutimet publike në parlament, kam vlerësuar se ky është një veprim i duhur për kohën tani”, tha ai.

Haradinaj po ashtu ka dënuar fuqishëm incidentet e fundit me motive ndëretnike, duke thënë se organet kompetente sa më shpejt duhet të ndriçojnë arsyet dhe motivet, dhe se autorët të dalin para drejtësisë.

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon incidentet e fundit, që kanë motive ndëretnike,  të cilat  ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente, që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë. Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse. Po ashtu, Qeveria e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka miratuar kërkesën  për kompensim prej 53 milionë euro  për shpenzime shtesë të  konsorciumin Bektel Enka,  pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arben Xhaferi” deri më 31 dhjetor 2018.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se ndërtimi i autostradës ”Arben Xhaferi”, ishte paraparë të përfundojë më 1 janar 2018, por meqenëse qeveria e kaluar nuk kishte paguar me rregull faturat vjetore  kompanisë Bechtel Enka, afati për përfundimin e punimeve është dashur të shtyhet deri në fund të këtij viti.

 

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjatjen e afatit të  kontratës në muajin dhjetor të vitit të kaluar, konsorciumi  Bechtel Enka, ka dorëzuar  kërkesën për shpenzime indirekte, për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve  në shumë për 63 milionë euro. Kërkesën e tyre e kanë arsyetuar për shpenzime indirekte, për mbajtje të pajisjeve të nevojshme dhe për shkak të angazhimit të pamjaftueshëm të resurseve të tyre gjatë vitit 2014-2017. Shpenzimet për shpërblim të dëmit material dhe jo material, nuk i kanë kërkuar. Është kërkuar vetëm mbulimi I shpenzimit për afatin shtesë të kontratës deri më 31.12.2018. Pas negociatave intensive të zhvilluara mes dy palëve, kemi arritur që kjo shumë  të ulet në 45 milionë euro. Duke shtuar TVSH-në 18 për qind në shumë prej 8.1 milionë euro, për një shumë të përgjithshme, që do të thotë shuma e përgjithshme është prej 53 milionë e 100 mijë euro”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj tha se aprovimi i kësaj kërkese është veprim i duhur.

 

“Ky është konkluzioni real, që Qeveria e Kosovës të merr përgjegjësinë në këtë situatë, të mos lejojë vendin me kaluar në konteste ligjore, që kishin përfunduar në Gjykata ndërkombëtare e në të njëjtën kohë do të rezultonin në marrëdhënie të prishura me një operator shumë serioz për vendin tonë në këtë rast në projektin më serioz të mundshëm, në investimet më të mëdha potenciale që i kemi bërë deri sot, prej buxhetit të vendit. Sa më përket mua, është veprimi i duhur aprovimi i kësaj kërkese”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Shpejtim Selmanajn për zëvendësdrejtor në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Haradinaj tha se edhe pse Selmanaj, ka qenë i afërt me partinë e tij, nuk ka pasur ndikim nga ai për marrjen e këtij posti.

 

“E vërtetë ka qenë koleg një kohë të gjatë. Kemi rrugëtuar bashkë, jo. Selektimet e ato i kanë proceset e veta. Nuk vjen si rezultat i këtij ndikimi. Po ka qenë koleg, pjesë e ekipit tonë më përpara”, tha ai.

Ndryshe, miratimin e Qeverisë e kanë marrë edhe Projektligji  për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ai për Qasje në Dokumente Publike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?