Haradinaj: Kemi një kërkesë të vogël për BE-në, por të madhe për ne

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova duhet të kërkojë statusin e kandidatit të BE-së, por para se të arrijë aty, Kosova ka një kërkesë të vogël për BE-në, por të madhe për ne, liberalizimin e vizave. Haradinaj i bëri këto komente në Klinë, ku partia që drejton po mban Kuvendin zgjedhor. Ai […]
Haradinaj i bëri këto komente në Klinë, ku partia që drejton po mban Kuvendin zgjedhor.
Ai tha se është koha që Kosova ta mandatojë ushtrinë e vet dhe t’i japë ndihmë KFOR-it dhe NATO-së në Kosovë, Evropë e pse jo edhe në botë.
Sipas tij, ky është viti edhe për ushtrinë, raporton KP.
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, tha se Aleanca në tri vitet aktive është konsoliduar dhe ka arritur të fitojë besimin qytetarë dhe të udhëheq me pushtetin komunal në Klinë.












