Haradinaj flet për vizat me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian

Haradinaj flet për vizat me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar rreth pozicionit të Kosovës karshi përmbushjes së agjendës evropiane. Kryeministri Haradinaj e informoi raportuesin Soltes për të arriturat dhe progresin që ka shënuar Kosova, zbatimin e reformave në legjislacion, si […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar rreth pozicionit të Kosovës karshi përmbushjes së agjendës evropiane.

Kryeministri Haradinaj e informoi raportuesin Soltes për të arriturat dhe progresin që ka shënuar Kosova, zbatimin e reformave në legjislacion, si dhe për dinamikën e përshpejtuar të reformave në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera me rëndësi për vendin dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Institucionet e Kosovës janë në linjë me detyrat e veta se çka duhet bërë sa i përket rrugës tonë drejt integrimeve euroatlantike. Ne kemi treguar përkushtim të plotë për vlerat evropiane”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se tani me të drejtë qytetarët e Kosovës presin vendimin pozitiv për lëvizje të lirë në Zonën Shengen.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës e ka bërë punën e saj sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave dhe se është duke punuar për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e perspektives për të rinjtë.
“Rruga evropiane e Kosovës është e paalternativë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë,  duke inkurajuar institucionet e vendit që të vazhdojnë përkushtimin e tyre në përmbushjen e reformave që dalin nga Agjenda Evropiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?