Guatemala tronditet nga vullkani vdekjeprurës, shumë të vdekur, shumica prej tyre nën rrënoja

Vdekjet në njerëz nga shkatërrimi i vullkanit të Guatemalës janë rritur në 69. Punëtorët shpëtimtarë kanë gjetur shumë trupa të vdekur nën rrënojat, ku deri më tani janë identifikuar 17 prej tyre. 46 të lënduar janë në gjendje të rëndë, dhe më shumë se 1.7 milion janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Më shumë se […]
Punëtorët shpëtimtarë kanë gjetur shumë trupa të vdekur nën rrënojat, ku deri më tani janë identifikuar 17 prej tyre.
46 të lënduar janë në gjendje të rëndë, dhe më shumë se 1.7 milion janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Më shumë se 3,000 fshatarë u evakuan, ndërsa shumë u strehuan në strehimore që nga shpërthimi i së dielës.
Vullkani shpërtheu në mëngjesin e së dielës, duke shpërndarë tym në gjithë qiellin dhe copëza shkëmbore, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Sipas Institutit të Vullkanologjisë theksohet se vullkani vdekjeprurës mund të riaktivizohet.
Zona e prekur nga fatkeqësia natyrore është vizituar nga presidenti i vendit, i cili ka shpallur tre ditë zie./Periskopi/






















