Gjuriq: Nuk pranojmë ushtrinë e rrejshme të Kosovës, as ultimatumet

Gjuriq: Nuk pranojmë ushtrinë e rrejshme të Kosovës, as ultimatumet

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë mohon pretendimet e zyrtarëve shtetërorë të Kosovës se dy vendet kanë paraqitur katër shtyllat për marrëveshje historike. Marko Gjuriq, shef i kësaj zyre, ka reaguar edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj, se 2018-ta do të jetë vit i liberalizimit të vizave dhe formimit të Ushtrisë së Kosovës. […]

Marko Gjuriq, shef i kësaj zyre, ka reaguar edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj, se 2018-ta do të jetë vit i liberalizimit të vizave dhe formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Haradinaj dhe (Enver) Hoxhaj shfaqin nervozizmin e tyre – nervozizëm i cili vjen pikërisht për faktin se asnjë prej këtyre qëllimeve dhe objektivave nuk realizohen dhe nuk mund të arrihen. Nëse ndonjëri nga ta mendon se me ligësi e gënjeshtra ndaj opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar mund të arrijnë qëllimet e tyre, do të zhgënjehen thellësisht”, ka thënë Gjuriq, raporton televizioni publik serb, transmeton Koha.

Ai shton se nuk ekziston asnjë letër e as mënyrë përmes së cilës Serbia do të detyrohej të pranonte diçka që nuk është kompromis.

“Nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë asnjë letër, asnjë mënyrë që ta detyrojë Serbinë të pranojë diçka që nuk do të ishte kompromis, apo që Serbia të detyrohet të bëjë diçka unilaterale. Ai që mendon se deri te zgjidhja mund të arrihet në ndonjë mënyrë tjetër përveç kompromisit gabon rëndë dhe nuk punon në interes të popullit të vet”, ka deklaruar Gjuriqi.

“Ne e mbrojmë interesin e popullit tonë. Nuk na shkon ndërmend të pranojmë as formimin e ‘ushtrisë së rrejshme të Kosovës’, e as kurrfarë ultimatumi madje edhe në këtë rastin e letrave inekzistente të Hoxhajt”, përfundoi shefi i zyrës së Kosovës në Qeverinë serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?