Furrtari fiton rastin në gjykatë kundër çiftit homoseksual, kishte refuzuar të përgatis tortën e martesës

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të furrtarit nga Kolorado i cili kishte refuzuar që të përgatis një tortë për një çift homoseksualësh, për shkak të bindjeve të tij fetare. Të hënën gjykata ka gjetur se Komisioni për të Drejtat Civile në Kolorade (CCRC) ishte treguar armiqësor ndaj furrtarit dhe bindjeve të tij fetare, duke […]
Të hënën gjykata ka gjetur se Komisioni për të Drejtat Civile në Kolorade (CCRC) ishte treguar armiqësor ndaj furrtarit dhe bindjeve të tij fetare, duke i shkelur ligjet që mbrojnë të drejtën e besimit në SHBA, shkruan Periskopi.
Incidenti kishte ndodhur në vitin 2012, kur shitorja e ëmbëlsirave “Masterpiece Cakeshop” kishte refuzuar që të përgatis tortën e martesës për çiftin homoseksual, por u kishte ofruar torta të tjera për shitje, siç janë ato të përgatitura për ditëlindje.
Furrtari Jack Philips ka thënë se “artistët kreativë” kanë të drejtë për të vendosur se çfarë do të shesin.
Gjykata Kushtetuese në vendimin e dhënë ka shkruar se rasti i trajtuar ishte “një shembull instruktiv” i aplikimit të lirive kushtetutore në një kontekst të ri. /Periskopi/













