Flet gjilanasi që humbi mbi 10 mijë euro në bastore: Kam dashur të bëj vetëvrasje

Flet gjilanasi që humbi mbi 10 mijë euro në bastore: Kam dashur të bëj vetëvrasje

Iku nga Gjilani e u gjet në Ferizaj – por pa vetëdije. Kështu i ndodhi një 30 vjeçari që humbi një shumë të madhe të parave, dhe pa zgjidhje tjetër, u largua kah mundi; E familja e raportoi si të zhdukur. Pa e lajmëruar askënd e braktisi venin e punës dhe u nis në drejtim […]

Iku nga Gjilani e u gjet në Ferizaj – por pa vetëdije. Kështu i ndodhi një 30 vjeçari që humbi një shumë të madhe të parave, dhe pa zgjidhje tjetër, u largua kah mundi; E familja e raportoi si të zhdukur.

Pa e lajmëruar askënd e braktisi venin e punës dhe u nis në drejtim të pa përcaktuar.

‘Kam dashtë veç me u largu prej aty. I kam lënë krejtë çelë ashtu, me lokale me krejt”, thotë ai për Klan Kosovën.

Ikjen gjilanasi e kujtoi si zgjidhjen e vetme të atypëratyshme kur kompanisë së basteve ku vetë punonte iu humbi 10 mijë euro.

Për dy ditë thotë se u soll rrugëve të Ferizajt si i humbur për tu gjetur më pas pa ndjenja nga qytetarët pasditen e së premtes.

Në ndërkohë në Gjilan familjarët e raportuan në polici si të zhdukur.

“M’ka ra të fikët. Kam pasë problem me zemër. Kanë lajmëru qytetarët dikush. M’ka gjet policia, e kanë thirr ambulancën edhe më kanë çu në spital”, thotë ai.

Krejt problemi nisi kur për tu larë nga një situatë 30 vjeçari u zhduk thellë e më thellë.

Siç rrëfen vetë protagonisti i cili këmbëngul në anonimitet, një shok i tij që luante online po akuzohej nga shefat se i ka borxh bastores sportive.

Kështu nga 700 u bënë 10 mijë euro të humbura në mënyrë elektronike.

Kjo pasi siç thotë ky, për ta nxjerrë tjetrin nga situata ai iu fut vetë basteve live në futboll.

Pas humbjes ai kujtoi se nuk do të mund t’i bëjë ballë presionit.

‘Ndoshta kisha bo edhe vetëvrasje. Aty mendja më ka shku”, shpjegon ai.

Sipas tij pronari i bastores nuk e ka denoncuar derisa është shqetësuar kur ka marrë vesh për zhdukjen e tij.

Ndërkohë policia e ka cilësuar rastin si “gjetje të personit të zhdukur”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?