Fermerët e qumështit aksion simbolik me vajin e palmës

Fermerët e qumështit aksion simbolik me vajin e palmës

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit sot ka mbajtur një aktivitet protestues simbolik tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, MTI-ja, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, duke iu vendosë para derës së hyrjes së këtyre objekteve nga një qese me 20 kilogramë vaj të palmës me mbi shkrimin “Vaj palme falas […]

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit sot ka mbajtur një aktivitet protestues simbolik tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, MTI-ja, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, duke iu vendosë para derës së hyrjes së këtyre objekteve nga një qese me 20 kilogramë vaj të palmës me mbi shkrimin “Vaj palme falas nga Shoqata e fermerëve”.

Ky aksion simbolik është bërë në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Qumështit dhe në shenj pakënaqësie për shkallën e lartë të importit të vajit të palmës, për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve dhe për konkurrencën e jo lojale në treg me këtë produkt.

Besim Kuqi kryetar i Shoqatës së Fermerëve tha se brenda një  viti importohen 2 milionë litra vaj palme në Kosovë dhe paraqitet si kancerogjen dhe gjenotoksik.

 

“Numri i fermave qysh ka qenë para tri katër viteve, diku 30-40 përqind është më i vogël. Këtë e vërtetojmë duke pasur parasysh se e dimi sasinë e qumështit sa kanë grumbulluar qumështoret dhe sa grumbullojnë në kohën e sotme. Pra, sasia e qumështit është shumë e zvogëluar, në këtë aspekt ka edhe humbje të vendeve të punës”, ka thënë Kuqi.

Po ashtu edhe Ramadan Memaj kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës i cili ka marrë pjesë në protestë ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet ta ndalojnë importin e vajit të palmës sikurse që ka vepruar së fundmi Shqipëria për ndalimin e vajit të palmës.

 

“Në Shqipëri ka ardhur një lloj vendimi për ndalimin e produkteve të cilat kanë përmbajtje të vajit të palmës, ku ju është bërë thirrje të gjithë operatorëve të bizneseve që t’i tërheqin nga tregu nga të gjitha produktet, të cilat kanë përmbajtje të vajit të palmës dhe ne kërkojmë me ngulm, që edhe qeveria e Kosovës të ndjek shembull të tillë, në mënyrë që tregu i Kosovës të pastrohet nga produktet të cilat janë duke shkatërruar industrinë e qumështit dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Memaj.

Ndryshe, kërkesa e tyre për ta ndaluar importin dhe shitjen e produkteve të qumështit me vaj të palmës, është bërë edhe në vitet kaluara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?