Familjarët e 6 shtetasve turq i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Familjarët e 6 shtetasve turq i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Familjet e gjashtë shtetasve turq, të cilët më 29 mars të këtij viti u dëbuan nga autoritetet e Kosovës për në Turqi, janë duke përgatitur dosje për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq, […]

Familjet e gjashtë shtetasve turq, të cilët më 29 mars të këtij viti u dëbuan nga autoritetet e Kosovës për në Turqi, janë duke përgatitur dosje për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq, duke shtuar se dosja ka të bëjë më shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kushtetuese me rastin e largimit me forcë të këtyre personave.

“Një periudhë kohore nuk mund të jap saktësisht, por jemi brenda afatit ligjor. Periudha për ngritje të çështjes në Gjykatën Kushtetuese është katër muaj nga ndodhja e rastit, kemi kohë edhe dy muaj”.

“Jemi duke përgatitur në mënyrë të detajuar dosjen, nuk jemi duke shpejtuar në atë aspekt sepse dëshirojmë që të gjitha faktet dhe argumentet t’i paraqesim sa më qartë”, tha Vokshi.

Familjarët e shtetasve turq të dëbuar nga Kosova, muajin e kaluar kanë ngritur edhepadi kundër institucioneve përgjegjëse ndaj vendimit për urdhër- largimin e tyre me forcë dhe për revokimin e leje-qëndrimit të gjashtë shtetasve turq.

Padinë e familjarëve të gjashtë shtetasve turq ndaj Qeverisë së Kosovës ditë më parë e kishte konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës “ka filluar një hetim të brendshëm”, lidhur me këtë çështje.

Dëbimi i gjashtë shtetasve turq ka nxitur reagime të ndryshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, posaçërisht nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë dënuar veprimin e institucioneve të Kosovës.

Dyshimet e ngritura se janë shkelur standardet ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, kanë shtyrë edhe Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari që të nisë hetimet lidhur me këtë rast të deportimit.

Në një raport më rekomandime të publikuar nga institucioni i Avokatit të Popullit drejtuar institucioneve kompetente në vend, janë gjetur shkelje të të drejtave të njeriut, tha për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Sipas tij, në bazë të të gjeturave gjatë hetimeve shtetasit turq nuk janë dëbuar, por janë ekstraduar nga Kosova.

“Ne kemi konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, dhe atë shkelje të disa standardeve ndërkombëtare që janë të drejta absolute, të cilat nuk mund të hiqen as në rrethana të jashtëzakonshme, as në rrethana lufte. Do të thotë aq të rëndësishme janë këto dispozita edhe të Kushtetutës edhe të ligjeve, që ne konsiderojmë se janë shkelur në këtë situatë”.

“Dhe e dyta, që është e rëndësishme, ka të bëjë me terminologjinë që është përdorur që nga fillimi kur këta persona janë dëbuar, siç thonë institucionet publike, përderisa në analizën tonë që kemi bërë, rasti del se nuk ka të bëjë me dëbimin si institucion juridik, por në fakt kemi të bëjmë më ekstradim. Analiza ligjore neve na ka bindur se kemi të bëjmë një ekstradim klasik”, tha Jashari.

Edhe Kuvendi i Kosovës më 17 prill pati miratuar një rezolutë për themelimin e një Komisioni hetimor lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Por, ky komision nuk është formuar.

Pesë prej shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Ankaraja i ngarkon ata me dyshimin se janë anëtarë të organizatës “Hizmet” të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen dhe e fajëson këtë të fundit se qëndron pas një tentim-puçi në korrik të vitit 2016.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë, nën arsyetimin se këta persona paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fillimisht ua revokuan të njëjtëve të drejtën e qëndrimit dhe më pas i deportuan nga Kosova për në Turqi, në bashkëpunim me inteligjencën turke.

Në ditën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit patën deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti./rel/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?