“Era zgjedhje” – si po e rrëzojnë heshturazi Haradinajn PDK-ja dhe Nisma

“Era zgjedhje” – si po e rrëzojnë heshturazi Haradinajn PDK-ja dhe Nisma

Mitrovicë, Skënderaj, Rahovec, Suharekë, Shtime, Lipjan, Kaçanik dhe Viti. Këto janë tetë komunat e Kosovës që kryetari i PDK-së Kadri Veseli i ka vizituar vetëm gjatë dy ditëve të fundit, si pjesë e procesit zgedhor të nëndegëve të Rinisë Demokratike të Kosovës. Dhe e gjitha kjo nën moton “Dekada e Re”. Në anën tjetër, Nisma […]

Në anën tjetër, Nisma Social Demokrate është duke zhvilluar takime të bujshme me pompozitet medial nëpër shumë komuna të vendit, ku po ban Kuvendet e Punës duke hapur degë dhe zgjeruar struktura. Ditëve të fundit, zyrtarë të lartë të Nismës Socialdemokrate i kemi parë në Suharekë, Malishevë, Shtime, Gjilan, Ferizaj e Gjakovë dhe të tjera komuna.

Aktivitetet e shumta të këtyre dy partive lënë të kuptohet se po bëjnë përgatitjet intensive për zgjedhje edhe pse aktivitetet janë të maskuara me procese që sipas tyre janë vetëm procese të brendshme partiake, shkruan Periskopi.

Por, pse kaq shumë bujë në rrjete sociale dhe media?

Partitë tjera duket që janë në gjumë krahasuar me aktivitetet e dy partive që dikur ishin bashkë.

Periskopi, nëpërmjet burimeve brenda dy partive, ka mësuar se të dyja partitë kanë marrë alarmin se zgjedhjet mund të jenë afër, duke pasur parasysh faktin se Kosova qeveriset nga një Qeveri që nuk e ka shumicën në Kuvend. Pa Listën Serbe, Qeveria Haradinaj nuk e ka as shumicën e thjesht, duke mbetur me vetëm 58 deputetë.

Sipas burimeve, PDK dhe Nisma janë të informuara se vendi mund të shkojë në zgjedhje këtë vit dhe janë të interesuara që të ndodh kështu, prandaj ka aq shumë përgatitje e fushatë.

Edhe monitoruesi i Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, ka vërejtur organizimet në formë fushate të Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt.

Madje, ai dyshon se ata do ta çojnë vendin në zgjedhje pa e ditur fare kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Era zgjedhjeve nuk iu vjen ndryshe. Veseli dhe Limaj po dinë diçka. Ndoshta s’po e nxojnë Haradinajn në befasi dhe të painformuar si gjatë krejt mandatit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Megjithëse mbajnë poste të rëndësishme publike, Kadri Veseli si nënkryetar i Kuvendit dhe Fatmir Limaj si zëvendëskryeministër, ata kanë lënë anash pozitat shtetërore dhe i janë përkushtuar aktiviteteve të partisë. /Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?