Dogana lejon hyrjen në Kosovë të 21 cisternave të ndaluara të HIB Petrol

Dogana lejon hyrjen në Kosovë të 21 cisternave të ndaluara të HIB Petrol

Dogana e Kosovës ka lejuar hyrjen e 21 cisternave me derivate të kompanisë HIB Petrol të cilat ishin ndaluar nga Dogana për analiza me 24 maj. “Cisternat janë lejuar të hyjnë në Kosovë pas pranimit të raporteve të inspektimit nga Trupa për Vlerësim të Konformitetit të akredituara dhe të autorizuara nga MTI sipas standardit ISO 17020. Mostrat […]

“Cisternat janë lejuar të hyjnë në Kosovë pas pranimit të raporteve të inspektimit nga Trupa për Vlerësim të Konformitetit të akredituara dhe të autorizuara nga MTI sipas standardit ISO 17020. Mostrat janë dërguar jashtë shtetit për testim”, thuhet në përgjigjen e Adriatik Stavilecit, zyrtar për media në Doganën e Kosovës.

Sipas Stavilecit, rezultati i analizave të derivative në 21 cisterna ishte konform UA 01/2017 për cilësi të karburanteve të lëngëta të naftës.

“Këto cisterna janë lejuar të hyjnë në Kosovë pasi që të gjitha raportet e inspektimit të pranuara ishin në përputhje me UA 01/2017 për cilësi të karburanteve të lëngëta të naftës”, thuhet në përgjigjen e Stavilecit.

Me 25 maj, Stavileci e kishte konfirmuar për KALLXO.com se Dogana e Kosovës kishte ndaluar 21 cisternat me derivate të HIB Petrol.

“Po, janë ndaluar 21 cisterna për analizë dhe rezultatet pritet të dalin për 1 ose 2 ditë”, tha Stavileci.

Ndalimin e cisternave të HIB Petrol në terminalin në Ferizaj e kishte konfirmuar edhe përfaqësuesi i kësaj kompanie, Hysen Lajçi.

“Nuk janë ndaluar qe tri ditë, por dogana i ka ndal prej ditës së djeshme. Pritet mu ba analizat”, tha ai.

Lajçi ka shtuar se nafta ishte importuar nga kompani “EuroPetrol” nga Shqipëria nga e cila, siç tha ai, furnizohet HIB Petrol.

Muajin e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë Kujtim Bucaliun dhe HIB Petrol shpk në akuzën për mashtrim të Komunës së Prishtinës me naftë jocilësore.

Në një reagim, HIB Petrol tha se është shokuar nga ky aktgjykim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?