‘Do të ketë kompromise me Serbinë, por si bëjmë të ditura tani’

‘Do të ketë kompromise me Serbinë, por si bëjmë të ditura tani’

  Këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku e ka rikonfirmuar deklaratën e Thaçit se me Serbinë do të ketë kompromise. Por ai ka bërë të ditur se për momentin ato nuk mund të bëhen publike as nga Kosova dhe as nga Serbia. “Gjithmonë marrëveshjet janë arritur me kompromis. Edhe kësaj radhe do të ndodhë kështu. Por, […]

 

Këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku e ka rikonfirmuar deklaratën e Thaçit se me Serbinë do të ketë kompromise.

Por ai ka bërë të ditur se për momentin ato nuk mund të bëhen publike as nga Kosova dhe as nga Serbia.

“Gjithmonë marrëveshjet janë arritur me kompromis. Edhe kësaj radhe do të ndodhë kështu. Por, mos prisni nga Kosova dhe Serbia të tregojnë se cilat do të jenë kompromiset deri në fund të dialogut”, ka thënë Çollaku.

Megjithatë, ai ka thënë se përfundimi i dialogut nuk do të sjellë më pak sesa njohje reciproke.

“Kushdo që mendon se Presidenti është kundër dialogut dhe kompromisit do të mbetet i zhgënjyer. Elemente të marrëveshjeve ndërkombëtare do të gjejnë zbatim edhe te marrëveshja Kosovë-Serbi. Por, përfundimi i dialogut nuk do të jetë as më pak e as më shumë se njohje reciproke”, ka thënë Çollaku për Express.

Sipas tij, Kosova mbetet e gatshme për dialog dhe kompromis, duke shtuar se nga kjo Kosova asnjëherë nuk ka dalë humbëse.

“Kosova gjithmonë ka qene dhe mbetet e gatshme për dialog dhe kompromis. Kjo është e saktë sot, nesër dhe gjithmonë, sepse ne asnjëherë nuk kemi humbur nga përfshirja në dialog. Përkundrazi, Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka qenë pjesë e proceseve dialoguese dhe humbëse atëherë kur nuk është përfshirë”, ka thënë këshilltari i Presidentit, Çollaku.

Ai ka thënë se dialog dhe kompromisi janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

“Pra, kushdo që pret se Presidenti do të thotë që Kosova nuk është e gatshme për dialog dhe kompromis për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, do të mbetet i zhgënjyer. Dialogu dhe kompromisi janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara në realizimin e vizionit tonë për integrime euro-atlantike”, theksoi Çollaku.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?