Diplomatja amerikane për iftar në xhami të Prishtinës

Diplomatja amerikane për iftar në xhami të Prishtinës

   Iftarët dhe Syfyrat në muajin e shenjtë të Ramazanit padyshim se kanë “lezet”. Kësisoj, dje në xhaminë “Pavarësia” është shtruar një iftar për të rinjtë e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Por, e veçanta e këtij organizimi ishte pjesëmarrja e Zëvendës ambasadores së ShBA-ve në Prishtinë, Coleen Hyland me disa bashkëpunëtorë. Hyland ka falenderuar […]

 

 Iftarët dhe Syfyrat në muajin e shenjtë të Ramazanit padyshim se kanë “lezet”. Kësisoj, dje në xhaminë “Pavarësia” është shtruar një iftar për të rinjtë e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Por, e veçanta e këtij organizimi ishte pjesëmarrja e Zëvendës ambasadores së ShBA-ve në Prishtinë, Coleen Hyland me disa bashkëpunëtorë.

Hyland ka falenderuar Imamin e Xhamisë, Nexhmi Hoxhen pwr ftesën, me këtë rast ka thënë disa fjalë.

” Ndihem tejet e nderuar që sot bashkë me ju, jam ulur rreth sofrës së iftarit. Ky muaj është i tillë që ju merrni kohë më shumë për të menduar për vete dhe për të tjerët. Ne kemi respekt për traditat tuaja”, ka thënë diplomatja amerikane, Hyland.

Ndërsa imami, Nexhmi Hoxha falenderoi po ashtu Hyland dhe njëkohësisht potencoi faktin se si popull shqiptar do të jenë gjithmonë mirënjohës për të mirat që na i ka dhënë populli i Amerikës.

“…Duke u nisur nga hadithi i Profetit, i cili ka thënë se kush beson Allahun dhe ditën e gjykimit, le ta nderoj mysafirin e tij, ne jemi munduar dhe po mundohemi që t’ua kthejmë të mirat dhe t’u jemi mirënjohës për ndihmën që ka dhënë dhe po jep populli i Amerikës për Kosovën”, tha Hoxha.

Tutje, në një fjalë rasti shfrytëzoi rastin të flet edhe Kryeimami i Prishtinës, Burhanudin Hashani i cili në emër të Bashkësisë Islame falenderoi të pranishmit në xhami.

“…Muaji i Ramazanit duhet të reflektojë që ne të mendojmë më shumë dhe t’u jemi më pranë edhe atyre që nuk kanë. Në këtë muaj duhet të përkushtohemi më shumë që të dalim nga ky muaj me zemër të pastër dhe të çiltër”, tha kryeimami i Prishtines.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?