Diagnostikohet me kancer, myslimani milioner dhuron gjithë pasurinë e tij për të varfërit

Ishte viti 2015 kur milioneri mysliman Ali Banat u diagnostikua me kancer, një diagnozë të cilën ai e përdori si një katalizator për të përdorur pasurinë e tij për të sjellë ndryshime pozitive në vendet e varfra. Mjekët i kishin thënë që ai vetëm shtatë muaj do të jetonte, por Banat nga Sydney i Australisë, […]
Mjekët i kishin thënë që ai vetëm shtatë muaj do të jetonte, por Banat nga Sydney i Australisë, ka mbijetuar për më shumë se dy vite. Ai vdiq këtë javë, por filantropisti dhe ish-biznesmeni ka kaluar vitet e fundit duke mbledhur para për myslimanët e varfër në mbarë botën, derisa po e luftonte sëmundjen e tij vdekjeprurëse.
Para se të diagnostikohej me kancer, Banat bënte një jetë luksi me shpenzime marramendëse në vetura të shpejta, por pasi u sëmurë, ai e kuptoi se kishte vrapuar pas gjërave të gabuara, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
Një dokumentar i publikuar në YouTube, Ali përshruan sëmundjen e tij si një “dhuratë”.
“Ajo ishte një dhuratë sepse Allahi më dha një shancë që të ndryshoj”.
Pas marrjes së diagnozës së tij, Banati shiti menjëherë biznesin e tij dhe udhëtoi për në Togo, Afrikë, një vend në të cilin rreth 55 përqind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.
Gjërat, megjithatë, janë përmirësuar që nga viti 2008, kur UNICEF njoftoi se 80 për qind prej tyre jetojnë në varfëri./Periskopi/












