Dhurohet pajisja për diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës tek foshnjet

Dhurohet pajisja për diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës tek foshnjet

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me partnerin Bankën Raiffeisen në Kosovë po e shënojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, pak më ndryshe! Sot, ata bënë dorëzimin e pajisjes Ehosonograf në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje kjo që do të mundësojë një shërbim të ri për fëmijët në Klinikën e Neonatologjisë në […]

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me partnerin Bankën Raiffeisen në Kosovë po e shënojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, pak më ndryshe! Sot, ata bënë dorëzimin e pajisjes Ehosonograf në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje kjo që do të mundësojë një shërbim të ri për fëmijët në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, duke përçuar kështu porosinë e mbrotjes dhe promovimit të të drejtave shëndetësore për fëmijët.

Në një njoftim për media thuhet se Pajisja Ehosonograf mundëson diagnostikimin e të gjitha sëmundjeve të zemrës tek foshnjet, gjakderdhjeve të brendshme, infeksioneve, anomalive të sistemit nervor qendror, anomalive të sistemit urogjenital, funksonimin e zorreve dhe shumë sëmundje të tjera. Me dorëzimin e Ehosonografit ky shërbim dhe diagnostikim do mundësohet tani në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Ministiri i Shëndetësisë Uran Ismaili shfrytëzoi rastin që përmes përurimit të donacionit të pajisjes të ndajë falenderimet e tij të veçanta edhe për stafin shëndetësor të Klinikës së Neonatologjisë për punën e tyre të palodhshme drejt ofrimit të shërbimeve mjekësore shumë cilësore, ku njëherit theksoi përkushtimin e Ministrisë për mbështetje të vazhdueshme.

“Banka Raiffeisen vazhdimisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së shëndetësisë. Meqenëse shëndetësia është një fushë më specifike, na ka ndihmuar shumë bashkëpunimi që kemi me organizatën Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, përmes së cilës edhe e kemi realizuar këtë donacion. Ne jemi shumë të kënaqur që kjo pajisje do t’i mundësojë Klinikës Neonatologjike të ofrojë shërbime të reja që deri më tani nuk janë ofruar ndërsa Banka Raiffeisen do të vazhdojë të shikojë për mundësi të tjera për ta ndihmuar shëndetësinë,” u shpreh Robert Wright, Drejtor i Bankës Raiffeisen në Kosovë.

“Dhurimi i pajisjes së Ehosonografit do të mundësoj që për herë të parë të ofrohet shërbimi i diagnostikimit të shumë sëmundjeve dhe anomalive tek fëmijët në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, dhe si rezultat të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të fëmijëve në vend. Jemi krenar të  qëndrojmë pranë partnerëve tanë sot dhe të vazhdojmë betejën për uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në vend,” tha për fund Janinë Mehmeti, Koordinatore e Ngritjeve të Fondeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?