Deri në 30 gradë Celsius temeperaturat në javën e ardhshme

Instituti Meteorologjik i Kosovës njofton se ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu. “Kjo situatë e paqëndrueshme sinoptike do të vazhdoj deri të mërkurën ku më tej priten alternime kthjellime dhe intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftim. Temperaturat minimale […]
“Kjo situatë e paqëndrueshme sinoptike do të vazhdoj deri të mërkurën ku më tej priten alternime kthjellime dhe intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Në njoftim gjithashtu thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.












