Deputetja e PDK-së thotë se po bëhet marketing me marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj tha se ky grup mbështet çdo veprim që është bërë për eliminimin e barrierave që promovojnë zhvillimin e biznesit, si dhe çdo hap që ndikon në bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. “Por, ne nuk mund të pajtohemi asnjëherë në hapat që bëhen shpeshherë kur bëhen këto marrëveshje, […]
“Por, ne nuk mund të pajtohemi asnjëherë në hapat që bëhen shpeshherë kur bëhen këto marrëveshje, sa për të bërë marketing me to, për hapat e politizuar sa për të thënë se po bëhet diçka e në fakt gjithçka mbetet në vend dhe e pa realizuar për shkak të mos konkretizimit të gjërave apo për shkak të mos veprimit për t’i bërë realitet ato”, theksoi Hadërgjonaj.
Sipas saj në mes të Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë lidhur disa marrëveshje në fusha të ndryshme, në takimet e përbashkëta në mes dy qeverive, por nuk dihet cili është niveli i realizmit të marrëveshjeve të tilla.
Hadërgjonaj tha se nuk ka ndonjë raport konkret zyrtar nga Qeveria












