Dardan Molliqaj akuza të rënda për Vetëvendosjen: Jeni bërë hipokritë

Dardan Molliqaj akuza të rënda për Vetëvendosjen: Jeni bërë hipokritë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në seancën e sotme të Kuvendit ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Periskopi. Molliqaj tha se së fundmi po bëhet lojë se kush i ka e kush jo numrat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. “Unë po i prezantoj shifrat ashtu siç e di që […]

Molliqaj tha se së fundmi po bëhet lojë se kush i ka e kush jo numrat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Unë po i prezantoj shifrat ashtu siç e di që janë, e jo siç po tentohet të manipulohet në opinion. Partitë opozitare i kanë 58 deputetë, 9 deputetë të Listës Serbe edhe 53 të koalicionit qeverisës. Të gjithë që jemi në opozitë e kemi kritiku me të madhe Qeverinë, e ata që janë në koalicion janë ndje keq sepse Qeveria u krijua nga Lista Serbe, që ndikohet nga Beogradi”, tha Molliqaj.

Ai kërkoi përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje se nëse ka ndërruar qëndrim për rrëzimin e Qeverisë, por jo me votat e Listës Serbe.

“A e ka ndërru qëndrimin Lëvizja Vetëvendosje për këtë punë, apo janë gati me rrëzu Qeverinë edhe me deputetë serbë. PSD qysh sot ua jep nënshkrimet Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë, nëse shkojnë e i marrin votat e Listës Serbe. Është mirë mos me u fsheh. Duhet të bëhet opozita bashkë, e ta formulojmë një strategji për shkuarjen në zgjedhje”, tha Molliqaj.

Ai vazhdoi akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për lojë të dyfishtë.

“Nëse e keni për zgjedhje, shkoni merrni nënshkrimet e hajdi jau japim edhe ne. Nëse nuk e keni pernime, mos boni zhurmë në publik. Prej meje e keni kërkesë me tregu a e keni ndërru qëndrimin, apo e rrëzoni Qeverinë edhe me votat e Listës Serbe. Është e pandershme sulmi që po bëhet. E keni vazhdu bashkëpunimin me PDK’në e LDK’në në Komunën e Prishtinës. Hipokrizia nuk po ndalet. Jeni ba bashkë me PDK’në e LDK’në për me blloku qeverisjen në Komunë”, deklaroi tutje Molliqaj./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?