Çerek milioni mund t’i kushtojnë arkës së shtetit Rugova dhe Hoti

Çerek milioni mund t’i kushtojnë arkës së shtetit Rugova dhe Hoti

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit të saj, ka emëruar dy koordinatorë nacionalë. Mendim Rugova dhe Rexhep Hoti janë të emëruarit e Kryeministrit Haradinaj. I pari për çështje ambientale dhe i dyti për çështje kulturore. Referuar vendimit të Qeverisë, koordinatori i raporton direkt Kryeministrit dhe se i njëjti ka mandat deri në një vendim […]

Referuar vendimit të Qeverisë, koordinatori i raporton direkt Kryeministrit dhe se i njëjti ka mandat deri në një vendim tjetër të ekzekutivi.

Në po këtë vendim thuhet se koordinatori ka pagë të barasvlershme me pagën e ministrit/es dhe se ai ka të drejtë të emërojë edhe tre këshilltarë/e politikë dhe një asistent/e të cilët do të kenë pagën e barasvlershme me këshilltarët dhe asistentët e ministrave, raporton Kallxo.com.

Sipas Ministrisë së Financave, paga bruto e një ministri është 1,270.50 euro. Rrjedhimisht për dy pozita koordinatorësh, të cilat janë të barasvlershme me pagat e dy ministrave, për një muaj buxheti paguan 2 mijë e 541 euro. Për 12 muaj 30 mijë e 492 euro. Ndërsa për 3 vite 91 mijë e 476 euro.

Sa u përket këshilltarëve, bazuar në përgjigjet e Ministrisë së Financave, një këshilltar politik ka pagën 577 euro e 50 centë. Që i bie këshilltarët e koordinatorëve nacionalë kanë pagat njëlloj sikurse të këshilltarëve të ministrave.

Secili nga koordinatorët ka të drejtë të emërojë 3 këshilltarë, të dy bashkë gjashtë.

E për 6 këshilltarë politikë, në muaj shteti paguan 3 mijë e 465 euro. Për një vit 41 mijë e 580 euro. Ndërsa për tri vite 124 mijë e 740 euro.

Njësoj vlen edhe për asistentët/et. Një asistent/e ekzekutiv/e ka pagën 464.75 euro. Dy asistent/e, për dy koordinatorët do të paguhen 929 euro e 50 cent në muaj. Për një vit 11 mijë e 154 euro. Ndërsa për tri vite 33 mijë e 462 euro.

Rrjedhimisht, dy koordinatorët nacionalë, Mendim Rugova e Rexhep Hoti, bashkë me nga tre këshilltarë e një asistent/e secili, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 7 mijë euro në muaj (saktë: 6 mijë e 935 euro në muaj).

Për 12 muaj të njëjtit i kushtojnë arkës së shtetit 83 mijë e 220 euro. Ndërsa për tri vite rreth 250 mijë euro (saktë: 249 mijë e 660 euro).

Gazeta JNK kishte kalkuluar pagat e Qeverisë Haradinaj, atëherë kur Kryeministri mori mandatin të udhëheqë me ekzekutivin. Vetëm për pagat e të emëruarve të kryeministrit, shteti shpenzon 106 mijë e 773 euro në muaj. Për një vit 1 milion e 281 mijë e 276 euro. Për një mandat 5 milionë e 125 mijë e 104 euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?