Bytyqi në Bruksel nënshkruan marrëveshjen më të rëndësishme për studentët e Kosovës

Bytyqi në Bruksel nënshkruan marrëveshjen më të rëndësishme për studentët e Kosovës

Sot në Bruksel, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe Komsioneri Evropian për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tiborn Navracsics, kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “Erasmus+”, programin e Unionit për arsim, trajnim rini dhe sport. Kjo Marrëveshje hapë rrugë për studentët dhe profesorët, institucionet, organizatat […]

Kjo Marrëveshje hapë rrugë për studentët dhe profesorët, institucionet, organizatat dhe individët, të cilët me nënshkrimin e kësaj marrëveshje janë të barabartë me konkurruesit tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, ministri Bytyqi falënderoi komisionerin Navracsics për mundësinë që i ka dhënë Ministrisë së Arsimit për të nënshkruar një marrëveshje kaq të rëndësishme për arsimin në Kosovë, ndërsa theksoi se programi “Erasmus+” në Kosovë është i njohur dhe ka pasur praktika të mira deri më tani.

“Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje i kemi ofruar mundësi të rinjve tanë, studentëve dhe mësimdhënësve tanë, që të përfitojnë nga ky program dhe do të ndihmohet forma e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, e cila është tejet e nevojshme”, tha ministri Bytyqi, ndërsa theksoi se me kombinimin e zyrës së “Erasmus+” në Kosovë dhe asaj në Bruksel, do të kemi mundësi të mobilitetit të studentëve tanë, për stafin mësimdhënës dhe për trajnime të ndryshme.

Ministri Bytyqi tha se do të jemi të kujdesshëm që këto tri pika që janë paraparë në këtë program, t’i shfrytëzojmë në mënyrë sa më të mirë. “Ne edhe në të kaluarën kemi pasur mobilitet të studentëve dhe mësimdhënësve me disa institucione të Evropës, të cilat vërtetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë në arsim. Ministri Bytyqi tha se mundësia që është dhënë me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, do të jep mundësi edhe më të madhe në këtë drejtim”.

Ministri Bytyqi theksoi se MAShT do të ndihmojë institucionet tona që sa më mirë t’i shfrytëzojnë këto fonde, ndërsa u shpreh i sigurt se më këtë po i hapet perspektivë ndërkombëtarizimit të arsimit të Kosovës dhe do të jetë një rrugëtim më i lehtë drejt integrimit evropian.

Ndërsa, komisioneri Tiborn Navracsics shprehu kënaqësinë që arsimi në Kosovë do të përfitojë nga kjo Marrëveshje dhe theksoi se janë shumë pika ku mund të fillojë menjëherë bashkëpunimi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?