Bill Clinton thotë se skandali seksual me Monica Lewinskin i kushtoi miliona dollarë

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ngulmoi në një intervistë të dhënë vikendin që sapo kaloi se ai nuk i detyrohet Monica Lewinskin një kërkimfalje, jeta e së cilës ishte definuar nga marrëdhënia seksuale që kishin pasur, shkruan Periskopi. “Jo,” tha ai NBC-së në një intervistë të lëshuar këtë të hënë. “Nuk i […]
Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ngulmoi në një intervistë të dhënë vikendin që sapo kaloi se ai nuk i detyrohet Monica Lewinskin një kërkimfalje, jeta e së cilës ishte definuar nga marrëdhënia seksuale që kishin pasur, shkruan Periskopi.
“Jo,” tha ai NBC-së në një intervistë të lëshuar këtë të hënë. “Nuk i detyrohem – Kurrë s’kam folur me të. Por e kam thënë publikisht në më shumë se një rast se më vjen keq.”
“I kam kërkuar falje secilit në botë,” tha Clinton, duke nënkuptuar se kjo gjë mjaftonte.
Bill Clintoni, raporton Guardian, më i njohur për joshjet e stilit prej Don Zhuani se sa për trashëgiminë politike, e paraqiti veten, dhe jo Lewinskin, si viktimën e historisë së famshme seksuale.
Ish Presidenti u ankua gjatë intervistës se e la Shtëpinë e Bardhë i rrënuar financiarisht shkaku i çmimit të lartë që kishte paguar nga pasojat e veprimeve të tij.
“Askush nuk beson që dola prej asaj gjëje pa therrë në këmbë,” tha ai. “E lashë Shtëpinë e Bardhë me 16 milionë dollarë borxhe,”
Sot, vlera e Bill Clintonit është rreth 80 milionë dollarë.
Në anën tjetër, Monica Lewinski është ende e traumatizuar nga rasti në fjalë – ku u identifikua globalisht si gruaja të cilën Presidenti i ShBA-ve e përdorte për të kënaqur epshin e tij, veç pak hapa larg Zyres Ovale./Periskopi












